• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhensila është supersticioze, ndaj e fshehu shtatzëninë

by Java News
18/03/2018 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund, lajmi që shumë shpejt Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër, është zyrtar. Pas shumë thashethemeve, aludimeve e spekulimeve mediatike (të cilat asnjëherë nuk u mohuan dhe as u konfirmuan nga çifti), nga këngëtarja dhe aktori i njohur sekreti mori fund. Ata do të bëhen prindër dhe nuk kanë pse të mos e ndajnë këtë me të gjithë.

Edhe pse kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, prej disa muajsh gati ‘të përndjekur’ për të zbuluar shtatzëninë, si Xhensila, ashtu edhe Besi nuk e kanë prishur terezinë për lajmet dhe titujt nëpër portale. Të dy, me sa duket, kanë gjetur kohën më të mirë për ta ndarë me të gjithë, ndonëse të gjithë nuk kishin më asnjë dyshim në rrumbullakësinë e barkut të Xhensilës.

Po pse e mbajti të fshehtë për kaq shumë kohë? Arsyet mund të jenë disa:

E para (ndoshta edhe më e rëndësishmja) ka të bëjë me Xhensilën, natyrisht. Këngëtarja e ka thënë shpeshherë edhe publikisht – ajo është natyrë supesticioze dhe meqenëse është kështu, s’mund ta ndante menjëherë lajmin e shtatzënisë. Të njëjtën gjë, këngëtarja bëri edhe me datën e martesës. Pas shumë aludimeve për data të ndryshme gjatë gjithë verës, vetëm kur dasma u afrua, mësuam se nuk ishte vera, por fillimi i vjeshtës koha kur ata kurorëzuan dashurinë shkruan Class.

Një arsye e dytë pse Xhensila nuk preferoi ta publikonte që në fillim, me siguri, është edhe shëndetësore. Pas disa analizave, kontrolleve, vajtje – ardhjeve në Itali, gjendja shëndetësore e psikologjike (edhe sipas shkencës) e nënës në pritje duhet të jetë në nivele të kënaqshme për të përballuar emocionin. Le të mos harrojmë se Besi, në këtë rast, është një ndihmë ‘aspak e mirë’ për emocionet. Ai gjithmonë ndihmon për t’i shtuar ato.

Pas dasmës së çiftit, madje vetëm pak javë pas zhurmës së madhe që shkaktoi ajo, Xhensila ka nisur menjëherë turet muzikore dhe, që nga vjeshta e vitit të kaluar e deri më sot, kalendari muzikor ka qenë i tejmbushur. Lajmi që këngëtarja i ka anuluar koncertet sepse ishte e sëmurë me grip nuk u konfirmua nga Xhensila. Ndoshta ato ishin problemet e para të shtatzënisë. Edhe projektet muzikore gjatë kësaj kohe, mund ta ‘kenë penguar” Xhenin për ta ndarë pritjen e ëmbël.

Xhensila është 5 muajshe dhe po pret një vajzë. Siç e ka ëndërruar veten gjithmonë, në fund të fundit: nënë të një vajze. (Balkanweb)

Next Post
Akuzohet për tradhti, Rusia arreston hakerin që dyshohet për sulmet kibernetike në SHBA

Zgjedhjet/ Hakerat mësyjnë KQZ-në ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

October 30, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

“Bojkoti nuk është zgjidhje”, Balla pas takimit me Begajn: Forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore

October 30, 2026
Skandali Epstein prek rezidencën mbretërore në Skoci, policia heton vizitat e Epstein dhe Maxwell në Balmoral

Skandali Epstein prek rezidencën mbretërore në Skoci, policia heton vizitat e Epstein dhe Maxwell në Balmoral

October 30, 2026
Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

October 30, 2026
Meta, TikTok dhe X humbasin padinë kundër organit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar

Meta, TikTok dhe X humbasin padinë kundër organit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar

October 30, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

October 30, 2026
Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

October 30, 2026
Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

October 30, 2026
Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

October 30, 2026
Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In