• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti për zgjedhjet 2017/ Partitë s’u treguan transparente, kurse votat u blenë

by Java News
18/03/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti për integritetin e zgjedhjeve për vitin 2017, që ndër të tjera mban edhe firmën e Pipa Noris, një prej eksperteve më të mira të sistemeve zgjedhore, e rendit Shqipërinë te vendet e moderuara sa i përket korrupsionit dhe shtrëngimit në zgjedhje.

Problematika e parë e zgjedhjeve shqiptare shënohet të jetë shitblerja e votave, e pas saj vjen politizimi i organeve zgjedhore. Ato cilësohen si çështje të vazhdueshme, që minojnë aspekte më të zhvilluara të zgjedhjeve, si procedurat e votimit.

Në vendet ku garat janë me integritet të moderuar, Shqipëria është krahas Bullgarisë, Nepalit, Bahamasit dhe Liberisë. Këto cilësohen si vende me një seri zgjedhjesh të rregullta, por problematikat që cënojnë drejtpërdrejt integritetin zgjedhor u zbresin pikët në mënyrë të konsiderueshme.

Lidhja e korrupsionit me shtrëngimin e votuesve në zgjedhje është tek abuzimi me financat politike. Ato sjellin një numër praktikash të këqija, ku më e dukshmja është klientelizmi, kur qytetarët shesin votën për përfitime materiale, si parà, dhurata, vende pune, toka apo favore.

Në të njëjtin rend janë abuzimi me burimet shtetërore, blerja e zgjedhjeve nga të pasurit, presioni që njerëzit të mos votojnë të lirë dhe mungesa e transparencës së llogarive financiare nga partitë dhe kandidatët.

Korrupsioni financiar dhe mbulimi mediatik janë fushat më negative. Në Shqipëri, një Komision i Reformës Zgjedhore është ngritur dhe ka marrë përsipër të japë zgjidhje për 3 problematikat kryesore, sipas prioriteteve të OSBE-ODIHR-it, duke nisur me shitblerjen e votës, administratën zgjedhore dhe rregulla të qarta për financimin e partive.

Çështja e fundit është aktuale në debatin politik në vend, për shkak të debatit që u hap pas publikimit të revistës “Mother Jones” për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike me Nick Muzin, e dyshimet që shkrimi investigativ ngre se pas “Biniada Trade” qëndrojnë kompani ruse.Prokuroria po heton, ndërkohë pritet që javën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë raportin vjetor të financave të PD-së, e cila pretendon se nuk ka bërë shkelje ligjore dhe financiare.

Shtrëngimi për shitblerjen e votës është i fortë në shoqëritë e varfra, ku edhe joshjet materiale modeste, si dhurata të vogla të ushqimit ose veshjeve, mund të sjellin një ndryshim të sjelljes në votim. Referuar edhe të dhënave të raportit ndërkombëtar të perceptimit të korrupsionit, edhe ky për integritetin e zgjedhjeve thekson se korrupsioni elektoral është i lartë.TCh

Next Post
Horoskopi ditor, e hënë 19 mars 2018

Horoskopi ditor, e hënë 19 mars 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

October 29, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

October 29, 2026
Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

October 29, 2026
Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

October 29, 2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In