• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ivaniç, Lideri serb i Bosnjës hyri në Kosovë, por kosovarët i dhanë vetë vizë

by Java News
06/03/2018 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Mladen Ivaniq, ka qëndruar për tri ditë në Kosovë me leje të autoriteteve të Kosovës. Burime të KALLXO.com nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë se politikani serb i Bosnjës ka marrë leje për të qëndruar në Kosovë dhe se në pasaportën e tij është vendosur viza hyrëse e Kosovës. KALLXO.com ka siguruar si dëshmi vizën e vendosur në faqen e pasaportës së Ivaniq.

Sipas burimit të MPJ-së, Ivaniq ka kërkuar leje dhe është pajisur me vizë të Kosovës për tri ditë, nga 3 deri më 5 mars. “Ai e ka lëshuar Kosovën, por kërkesën për vizitë private e ka bërë në Zyrën Ndërlidhëse (të Kosovës) në Beograd, dhe Zyra Ndërlidhëse atje e ka transferuar kërkesën në Kosovë.

MPJ i ka lejuar vizitën në Kosovë dhe e ka pajisë me vizë të Kosovës në kufi”, tha burimi nga MPJ. Gjatë qëndrimit në Kosovë, në Prizren, Ivaniq ka vizituar disa objekte fetare ortodokse dhe ka folur për qëndrimin e serbëve të Kosovës në vendbanimet e tyre.

“Është detyrë e të gjithë neve që punojmë në punë publike që të ndihmojmë dhe të jemi me njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi sepse qëndrimi i tyre këtu don të thotë shumë. Kosova dhe Metohija është e rëndësishme për popullin serb dhe ne duhet gjithmonë ta trajtojmë si popullin tonë”, ka thënë Ivaniq. (b.an)

Next Post
Topalli “mesazh” Berishës: Heshtja të bën bashkëfajtor, dikush t’i dalë për zot PD-së

Tentativat dhe dështimi i Berishës për afrimin e kritikëve të Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com