• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dëbora mbulon edhe “Rrugën e Kombit”, dalin borëpastrueset

by Java News
13/02/2018 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë pasditen e sotme edhe segmentin Rreps-Morinë. Kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka qenë e angazhuar për pastrimin e këtij aksi rrugor. Borëpastrueset kanë qenë në terren, duke mundësua pastrimin në kohë të rrugës Milot-Tuneli i Thirrës nga dëbora.

Ndërhyrja e menjëhershme e grupeve të specializuara ka bërë që situata të kalojë pa probleme.

Ndërkohë autoritetet thonë se është e domosdoshme që të informohen qytetarët, të pajisen me goma dimërore, zinxhirë, të respektojnë Kodin Rrugor dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar.

Segmenti Milot – Tuneli i Thirrës

Menjëherë pasi filloi bora në ora 14:15, tre borëpastruese dolën nga tuneli i Thirrës deri në Fan dhe realizuan dy rrugë (vajtje-ardhje). Rrugën e tretë ato realizuan një itinerar të tillë ku dy borëpastruese shkuan deri në Reps ( karburant NBT) dhe njëra u kthye në Fan në drejtim të tunelit. Në ora 14:35 kanë dalë në rrugë 7 borëpastruese, kanë bërë një rruge deri në Kolsh dhe kanë vazhduar në segmentin e Rreps-Tunel ku ka reshje bore.

Sasia e reshjeve ka qenë afërsisht 10cm me intensitet të lartë.

Segmenti rrugor është në asfalt dhe nuk ka pasur probleme me qarkullimin rrugor. (Një kamion që kishte defekt teknik i është dhënë ndihma e parë nga grupet e specializuara në terren dhe s’ka asnjë problem me qarkullimin)

Për momentin skema e borëpastrueseve është 4 automjete që bëjnë segmentin Fan–Tuneli i Thirrës, 3 të tjera shkojnë deri në Reps (karburant NBT).

Grupet janë në terren po bëjnë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës (deri tani janë hedhur afërsisht 9 ton me kripë.

Temperaturat janë në shkallën 2-4 gradë celsius dhe reshjet e dëborës janë pakësuar disi.

Segmenti Tuneli i Thirrës-Morinë

Në këtë segment sasia e reshjeve të dëborës është afërsisht 15cm,

Rruga është e kalueshme dhe po punohet me ritme të larta për pastrimin e borës.

Në terren janë 10 borëpastruese të cilat janë duke pastruar dëborën dhe po hedhin kripë.

Deri tani janë hedhur afërsisht 18 ton kripë.

Problematika të vogla kanë ndodhur në këtë segment, si përplasje makinash, apo defekte të makinerive të larta.

Ndërhyrja e menjëhershme e grupeve të specializuara ka bërë që situata të kalojë pa probleme.

Ndërkohë është e domosdoshme që të informohen qytetarët, të pajisen me goma dimërore, zinxhirë, të respektojnë Kodin Rrugor dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar.

Kamionët duhet të jenë domosdoshmërisht të pajisur me zinxhirë dhe në asnjë mënyrë të parakalojnë apo të ecin më shpejtësi. (BalkanWeb)

Next Post
Genc Ruli për Çështjen “CEZ” dhe Prokurorinë: Është një proces i iniciuar politikisht

Genc Ruli për Çështjen “CEZ” dhe Prokurorinë: Është një proces i iniciuar politikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In