• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperimenti me mollë i mësueseses britanike model i jashtëzakonshëm kundër pedofilisë

by Java News
11/02/2018 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperimenti i një mësueseje britanike ka rezultuar një mësim me vlerë për nxënësit e saj 6-vjeçarë, por edhe për më të rriturit. Një vit më parë, Robyn Lillian vendosi t’u mësonte nxënësve të saj rrezikun e postimit të fotove në rrjetet sociale.

Në shkurt të vitit 2017, ajo postoi në profilin e saj foton e një qeseje me mollë për të ndjekur “fatin” e postimit në rrjet. “Dua t’u mësoj fëmijëve të një klase me 6-vjeçarë rrezikun e ndarjes së fotove me të tjerët në rrjetet sociale. Një prej tyre më dha idenë të postoj foton e një qeseje me mollë, pasi nuk përbën asnjë rrezik. Në fund të fundit, mollët nuk i interesojnë askujt në rrjet. Ju lutem, më ndihmoni të provojmë se sa shpejt mund të shpërndahet kjo foto thjesht nëpërmjet opsioneve “pëlqej”, “komento” dhe “shpërndaj”, duke shkruar qytetin nga ku më ndiqni”, shkroi ajo në profilin e saj.

Në vetëm pak orë, në lidhje me foton pati reagime nga çdo cep i botës, çka i dha mundësi saj t’u tregonte nxënësve fuqinë që ka rrjeti. Dy ditë pas postimit, fotoja ishte shpërndarë 22 mijë herë dhe mijëra komente ishin bërë poshtë saj. Mësuesja pati mundësinë t’u tregonte nxënësve një hartë ku shënoheshin qytetet nga ku njërzit kishin komentuar. Ajo u shpjegoi fëmijëve rëndësinë e të pasurit miqësi virtuale vetëm me njerëz që i njohin vërtet nga afër dhe që disa prej tyre nganjëherë mund të mos jenë ata që duken.

Nxënësit e kuptuan menjëherë mësimin. Pasi u pyetën se çfarë mësimi dilte nga ky eskperiment, ata thanë: “Mendo para se të postosh”, “Mos posto gjëra që nuk do të t’i shohin të tjerët”, “Me opsionin screenshot, kushdo mund t’i ruajë fotot e tua për gjithë jetën”, “Kur e poston një foto, nuk mund ta kthesh mbrapsht”.

Pavarësisht se qëllimi i mësueses ishte ta mbante foton vetëm një javë në profil për të parë reagimet, për shkak të shpëndarjes masive vendosi ta ruajë si shembull të rreziqeve potenciale që fsheh rrjeti.

Një vit pas postimit, fotoja qëndron ende në murin e mësueses britanike dhe ka arritur mbi 500 mijë shpërndarje dhe komente.    Përgatiti TemA TV

Next Post
Intervista/Cikalleshi shënon dopietë duke e nisur lojën nga nga stoli

Intervista/Cikalleshi shënon dopietë duke e nisur lojën nga nga stoli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

June 20, 2026
“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

June 20, 2026
Protesta e shqiptarëve në Londër, ja pamjet nga tubimi

Protesta e shqiptarëve në Londër, ja pamjet nga tubimi

June 20, 2026
Rama tregon si po manipulohet opinioni publik: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë!

Rama tregon si po manipulohet opinioni publik: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë!

June 20, 2026
Dalin pamjet nga momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Dalin pamjet nga momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

June 20, 2026
Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

June 20, 2026
Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In