• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dashuri i ri i Ema Andreas është një piktor që e pikturon nudo

by Java News
28/01/2018 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk dihet se kur ndodhi ndarja pas pesë vitesh nga kuratori Klod Dedja dhe nisja e një historie të re me piktorin si Eldon Luarasi, por një gje është e sigurtë, që gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Mbyllja e një historie dashurie dhe nisja e një tjetre të re kanë ndodhur sa hap e mbyll sytë për aktoren Ema Andrea, duke qenë se ajo në fund të nëntorit u pa pranë Dedjas si bashkëpunëtorë në shfaqjen “Nëna dhe fëmija”.

E vetëm disa ditë më vonë, diku mes dhjetorit, miq të saj të afërm folën për një lidhje të re të Emës me piktorin e portreteve, Luarasin. Ishte pikërisht Eldoni, i cili postoi në “Facebook” pjatën e preferuar që kishte gatuar me Emën, rezultatin e së cilës e postoi me statusin: “Rezultati i bashkëpunimit me të dashurën. Kush gatuan, kush shijon. Kohët kanë ndryshuar”. Me këtë status donte të thoshte se e përkëdhelura në këtë rast ishte Ema, e cila shijon gatimet e të dashurit.

E përveç komentit të saj, nuk vonoi një pyetje e një miku të tij: “Pse, ke të dashur ti?”. Kështu nisi dhe të zbulohej kjo histori e re dashurie mes artistësh, që tashmë ka marrë miratimin e familjeve përkatëse duke përfshirë edhe vajzën e Emës, Sara Kapon.

Eldoni, në profilin e tij, duket madje që e mbështet të bijën e së dashurës (nga martesa e saj që përfundoi me divorc), duke shpërndarë në “Facebook” klipin e parë të Sarës, ku ajo performon si këngëtare.

Ema Andrea, dy muaj lidhje, kush është artisti që e fotografon nudo

“N’barkun tem me ardh agu, duket se ke prit”, është një prej diçiturave të piktorit Eldon Luarasi sipër nudos artistike të aktores së njohur, Ema Andrea. Nëse hyn në profilin e Luarasit në “Facebook”, nuk është aspak e vështirë të dallosh Emën e nudove sensuale, foto që ai ka ndarë me miqtë me diçitura plot dashuri e romancë. Ata kanë vetëm dy muaj të lidhur dhe duket sikur kanë një jetë bashkë.

Fillimin e vitit çifti në shoqërinë e miqve të tyre e kaluan në Korçë, ndërsa në një udhëtim të fundit në qytetin e Gjirokastrës ai postoi foton e parë me Emën, me dedikimin “Ti më bën të buzëqesh”, duke marrë miratimin e disa zemrave të kuqe nga aktorja. Në prezantimet e Eldonit si piktor thuhet se ai ka lindur në Tiranë në vitin 1966 dhe nisi të bënte pikturat e para në vaj që kur ishte 16 vjeç. E duket se Ema është muza e tij sot, që ai i ka kaluar të 50-at, pasi ai përveç fotove nudo, ka realizuar edhe portretet e para në pikturë të saj. Partneri i ri i Emës është 5 vite më i madh se ajo në moshë, duke pasur parasysh vitin e lindjes së artistes, 1971. Ndërkaq, duket se vetë Ema po përjeton një pasion të vërtetë, të cilin nuk nguron ta tregojë edhe vetë në rrjetet sociale. Në udhëtimin e fundit çift, Ema çuditi me veshjen e saj shumë ekstravagante. Ajo pozonte me një fund dimëror të hapur deri te pjesa intime, ku përmendte se ishte në shoqërinë e tij, partneri i ri Eldoni, mesa duket ia nxjerr më në pah sensualitetin dhe shpirtin e lirë Emës.

Më parë ata prezantoheshin si bashkëpunëtorë, por në vitin 2014 Ema Andrea ndihej 100 për qind e sigurt me partnerin e saj 5 vjet më të ri, kuratorin bashkëkohor Klod Dedja, përderisa vendosi të bënte një deklaratë publike për statusin e saj shpirtëror. Ajo e prezantoi të dashurin e saj në një intervistë gjatë programit “Kontrata”, që prezantohej në atë kohë nga Sonila Meço.

Gjatë emisionit, dy të dashuruarit ishin ulur përballë njëri-tjetrit, në rrëfimin e tyre të parë për bashkëpunimet artistike dhe lidhjen e tyre. Në këtë intervistë, Ema Andrea pati dëshirën ta prezantonte më shumë se thjesht një bashkëpunëtor. Fakti që ai ishte 5 vjet më i ri se ajo, duket se nuk e pengoi përputhjen e tyre si çift.

Edhe pse Ema kishte hezituar fillimisht bërjen publike të lidhjes, ishte Klodi ai që pranoi ftesën e Sonila Meços për të qenë personi surprizë më i dashur për Emën, si një përgjigje dashurie ndaj saj. Pas këtij momenti të veçantë televiziv, Ema e emocionuar preferoi ta përkufizonte kështu lidhjen e saj me këtë djalë: “Tani që e gjeta Klodin, nuk e lëshoj më”. Lidhja e tyre prej pesë vitesh ishte shumë intensive me bashkëpunime profesionale, udhëtime dhe argëtime me miqtë.

Sipas shokëve të përbashkët, keqkuptimet e herë- pashershme mes tyre i kanë çuar në marrjen e vendimit drastik të ndarjes në fund të vitit 2017. Ndërkohë që fotot e përbashkëta nuk i kanë fshirë as njëri dhe as tjetri nga albumet e tyre fotografike. (Panorama)

Next Post
Njihuni me sekretet e mjaltit të mirë, ja e vërteta e ngurtësimit

Njihuni me sekretet e mjaltit të mirë, ja e vërteta e ngurtësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com