• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon ndërtimi i korsisë së re për biçikletat në Bulevardin “Zogu I”

by Java News
26/01/2018 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto ditë, teksa ecni nëpër rrugët e Tiranës, me siguri i keni vënë re disa korsi të reja, ngjyrë tulle, apo punonjës që vendosin trafikndarëse të kuqe përgjatë Bulevardit. Janë korsitë që Bashkia e Tiranës po shtron për mbi 4 mijë biçikletat që do të pushtojnë kryeqytetin shumë shpejt. Një mjet i lirë alternativ transporti për qytetarët, që do t’i ndryshojë fytyrën Tiranës, e cila me aksionin e mbjelljes së pemëve dhe linjën e autobusëve elektrikë po hyn në fazën e revolucionit të gjelbër.

Segmenti i parë i 10 km korsi të dedikuara biçikletash që ka përfunduar është ai në Bulevardin “Zogu I”. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga një grup të rinjsh, të apasionuar pas biçikletës, inspektoi punimet e kryera dhe theksoi se ky është vetëm fillimi i një projekti që do të vazhdojë të shtrihet edhe më tej.

“Më në fund shohim dallëndyshen e parë të projektit prej 10 km korsi. Ky është segmenti i parë, më shumë sesa 1 km, në të gjithë gjatësinë e Bulevardit ‘Zogu I’, një rrugë ekskluzive, ndoshta rruga më romantike për biçikletat, e rrethuar nga pemë, e mbrojtur nga makinat, si kurrë më parë në Tiranë. Sigurisht, korsia do të lidhet më pas edhe me Bulevardin e Ri, ndërsa nga ana tjetër, kemi sheshin “Skënderbej”, një hapësirë të madhe pedonale për biçikletat. Mandej, do të vijojmë me korsitë e Unazës së Vogël, për të vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku siç e keni parë, jemi duke vendosur trafikndarëset e kuqe, për një korsi ekskluzive biçikletash”, u shpreh entuziast Veliaj.

Ai shtoi se synimi është që brenda një kohe të shkurtër, Tirana të ketë një rrjet minimal korsish të mbrojtura për biçikletat, çka natyrisht do të nxisë edhe më shumë përdorimin e tyre në kryeqytet. “Duam që brenda pranverës të kemi 10 km rrjet minimal korsi biçikletash, pra një rrjet të lidhur nga fillimi deri në fund për pjesën qendrore të Tiranës. Me ardhjen e 4 mijë biçikletave të reja në Tiranë, prej projektit që kemi me Bashkinë e Firences, qytetarët do mund ta përdorin atë më lirë se sa një biletë autobusi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se qytetarët duhet të respektojnë sinjalistikën për korsitë e dedikuara. “Ndryshimi në kulturë është më i rëndësishëm. Kjo që shohim është një korsi ekskluzive për biçikletat, kurse këmbësorët mund të ecin në trotuar, në të dy anët e rrugës. Sa për shoferët, ata kanë tre korsi, për t’i dhënë makinës dhe për të parkuar. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se pronarë makinash në Tiranë janë vetëm 15% e popullsisë, por zënë 95% të rrugëve. Kjo është e padrejtë sepse pronar i rrugës është edhe ai që ka biçikletë, është edhe ai që ecën në këmbë, edhe ai që merr autobusin; pra, pronarë të rrugëve janë të gjithë qytetarët e Tiranës”, u shpreh ai.

Për të ndërgjegjësuar qytetarët të respektojnë sinjalistikën, Veliaj tha se do të angazhohen disa vullnetarë. “Vullnetarët tanë do të tregohen të vëmendshëm për t’i orientuar qytetarët, por do të jemi të rreptë me shoferët, sidomos me ata që nuk respektojnë kthesën e biçikletës, që nuk i japin prioritet çiklistëve teksa dalin nga korsia për të kaluar kryqëzimin. Na duhet një sforco nga të gjithë, të tregojmë mirësi dhe dashamirësi për të respektuar një qytet me një milion banorë”, theksoi Veliaj.

Përfaqësuesi i grupit të vullnetarëve të EcoVolis, Ened Mato, vlerësoi projektin ambicioz të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se për herë të parë pas 27 vitesh, Tirana ka një plan konkret për ndërtimin e korsive të biçikletave. “Si çiklistë ndihemi të inkurajuar për herë të parë sepse ka një plan konkret, i cili është shumë më serioz se sa disa vija që nuk lidheshin me njëra-tjetrën. Për herë të parë, pas 27 vitesh, biçikleta po shihet si alternativë praktike, efiçiente, kundra ndotjes së ajrit. Biçikleta është mënyra më e thjeshtë, më e shëndetshme që qyteti të ketë ajër të pastër, dhe tani është momenti i një bashkëveprimi mes shoferëve, këmbësorëve dhe çiklistëve, për të pasur një bashkëjetesë në rrugë, në trotuare dhe korsi të biçikletave”, u shpreh Mato.

Korsia e biçikletave kalon në trotuarin e mesit në Bulevardin “Zogu I”, fillon në Unazën e Vogël dhe përfundon në Unazën e Mesme në veri. Korsia e biçikletave ka një gjatësi rreth 1.2km vajtje-ardhje dhe gjerësi 2.5 m, me dy sense lëvizjeje. Përveç shtresave të nevojshme asfaltobetonit dhe aksesorëve të tjerë, korsitë e biçikletave janë pajisur me sinjalistikën e duhur për orientimin e kalimtarëve dhe çiklistëve.

a.ç

Next Post
‘Zot më jep durim’, edhe Neymar nxehet me gazetarët

Reali nuk dorëzohet, 300 mln euro për Neymar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

October 21, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

October 21, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

October 21, 2026
Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

October 21, 2026
Revolucioni ilegal i Tetorit

Revolucioni ilegal i Tetorit

October 21, 2026
Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

October 21, 2026
Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

October 21, 2026
Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In