• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania do të kontribuojë për projekjtligjin e Noterisë shqiptare

by Java News
16/01/2018 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e ministrisë së Drejtësisë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Dhomës Kombëtare të Noterisë Shqiptare dhe Dhomës Federale Gjermane të Noterëve. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, si dhe përfaqësues të ambasadës Gjermane dhe noterët.

Përpara nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cilësoi si shumë të rëndësishëm një bashkëpunim të tillë, duke shtuar se reformimi i Noterisë, si një shërbim i lirë profesional është një ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Drejtësisë, por njëkohësisht dhe e qeverisë shqiptare. Në fjalën e saj, Gjonaj u shpreh se në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë përfshihet dhe reformimi i noterisë.

“Ministria e Drejtësisë është në fazën e dhënies së mendimeve për projektligjin e noterisë të konsultuar me ekspertët e Euralius dhe me Dhomën Federale gjermane të Noterisë. Ndërkohë që një grup i posaçëm i Ministrisë është ngritur dhe po përgatit një analizë të detajuar lidhur me modelet më të mira që janë në vendet e BE, si Gjermania, Italia dhe Franca, por njëkohësisht po studion problematikën që është hasur deri tani nga shërbimi i ofruar i noterisë, që nga mënyra e organizimit, licensimi i noterëve dhe deri tek monitorimi i rregullueshmërisë së veprimtarisë së tyre”- tha Ministrja Gjonaj.

Ministrja theksoi se vizioni i Ministrisë së Drejtësisë është që ta përmirësojë cilësinë e ofrimit të shërbimit të noterëve drejt qytetarëve, duke rritur profesionalizmin e noterëve si dhe të forcojë mekanizmat inspektues, masat dhe procedurat disiplinore ndaj noterëve me qëllim fuqizimin e shtetit ligjor.

ma.me

Next Post
Ymeri i VV: Policia malazeze e kontrollon kufirin deri në Çakorr

Visar Ymeri: Kurti të heqë dorë nga kandidatura për kryetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

October 30, 2026
“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

October 30, 2026
Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

October 30, 2026
OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

October 30, 2026
Netanyahu në prag të humnerës politike: Zgjedhje pa fitues, beteja për pushtet sapo ka filluar

Netanyahu në prag të humnerës politike: Zgjedhje pa fitues, beteja për pushtet sapo ka filluar

October 30, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron 116 mln dollarë për demokratët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron 116 mln dollarë për demokratët

October 30, 2026
“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

October 30, 2026
Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

October 30, 2026
Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura

Protesta, Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë!

October 30, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In