• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbillen 100 pemë të reja të llojit selvi në Unazën e Madhe, gjurmë e Pyllit Orbital

by Java News
14/01/2018 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Segmenti i Unazës së Madhe është pasuruar edhe me 100 pemë të reja të llojit selvi. Ky projekt, si pjesë e Pyllit Orbital, është i një rëndësie të veçantë për gjelbërimin e qytetit dhe uljen e ndotjes. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi mbjelljen e 100 selvive si një ogur i mirë për vijimin e aksionit dhe shtoi se ky vit do të jetë edhe më i suksesshëm se viti që lamë pas.

“Nuk besoj se ka punë më të bukur se të qëndisësh Tiranën me pemë. Jam i bindur se në 2018-ën do ta kapim rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve në gjithë territorin e Tiranës. Kjo që shohim sot është kontributi i një njeriu që nuk është miliarder, që nuk ka lindur në Bllok, që as i ka lënë dikush trashëgimi, por një pjesë të suksesit të tij e ndan me qytetin e Tiranës. Po mbjellim 100 selvi nga secila anë e autostradës, në zonën e Saukut, dhe besoj se deri në fund të këtij sezoni mbjelljeje do të kemi markuar të gjithë atë segment që quhet Pylli Orbital”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ndaj, ai ftoi edhe një herë të gjithë qytetarët, që ashtu si edhe shumë biznese e individë të tjerë kanë bërë deri më tani, të kontribuojnë për një qytet të gjelbër duke dhuruar pemë. “Sikur çdo familje që ka pak mundësi t’i japë qytetit 100 pemë gjatë këtij viti, do të kishim një histori suksesi, jo të bashkisë, por të qytetarëve të Tiranës. Unë besoj se një qytet i mirë është një qytet ku çdo qytetar ndihet që është pronar i pjesës që i ka rënë për hise të kujdeset”, tha Veliaj.

Ai theksoi se çdo individ që ka një rast gëzimi në familje apo në jetën e tij mund ta përjetësojë atë duke mbjellë një pemë. “U kemi bërë një sfidë të gjithë qytetarëve të Tiranës, për çdo ditëlindje, për çdo ceremoni, për çdo përkujtim, të dhurojnë një pemë ose një stol, kështu secili lë gjurmën e vet në qytet. Do keni mundësi që pas 10-15 vitesh, kur të mos jemi në bashki, të kemi mundësi të themi si qytet, që secili ka lënë gjurmën e tij në vendin që mori përsipër të ndihmojë”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me të njëjtin ritëm me mbjelljen e pemëve edhe për 2018, për t’u siguruar që në fund të këtij sezoni mbjelljesh të thyejë rekordin e 100 mijë pemëve të reja. “Kemi përgatitur një stinë shumë intensive mbjelljesh, e cila ka filluar që nga dita e parë e 2018 dhe do të vazhdojë deri sa të na lejojë stina. Kemi edhe pak javë që mund të kapim këtë rekord dhe nëse të gjithë qytetarët do të na ndihmojnë, them do e kapim dhe do e tejkalojmë. Kjo varet nga sa solidaritet do kemi me njëri-tjetrin”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës./a.ç

Next Post
Basha: Sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij ka marrë fund

Basha: Sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij ka marrë fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

September 28, 2026
Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

September 28, 2026
Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

September 28, 2026
“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com