• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Furrat e paligjshme të Fushë Krujës, po mbysin me ndotje Tiranën, Vorën e Kamzën

by Java News
10/01/2018 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuajse çdo ditë mbi Tiranë mbërrijnë retë e zeza të tymit që del nga furrat e paligjshme që prodhojnë gëlqere në zonën e Fushë-Krujës. Problematike situata shfaqet edhe nga mbetjet që digjen në Bashkinë e Vorës dhe të Kamzës, ku në vend të grumbullimit dhe të përpunimit të tyre, bizneset zgjedhin djegien e tyre duke shkaktuar një situatë problematike jo vetëm për banorët e këtyre dy bashkive, por edhe për ata të kryeqytetit.

Pavarësisht politikave të marra në Tiranë për reduktimin në minimum të ndotjes, duket se gjithçka vjen si rezultat i furrave të paligjshme që janë ndërtuar në Fushë-Krujë apo i djegies së plehrave në bashkitë fqinje me kryeqytetin. 

Mënyra e pastrimit të qytetit, ndryshimi i metodave të larjes së rrugëve, organizimi i Ditëve pa Makina, ndalimi i hyrjes së mjeteve të transportit interurban, inkurajimi i qytetarëve për të përdorur transportin publik dhe rritja e përdorimit të biçikleta, shtimi i sipërfaqeve të gjelbra, janë disa nga masat e marra nga Bashkia e Tiranës të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në kryeqytet këto dy vite.

Lidhur me furrat e gëlqeres në Fushë Krujë, banorët e zonës shprehen se janë të detyruar të jetojnë përditë nën retë e zeza dhe se janë të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen. Kemi hyrë në atë që qeveria e ka shpallur vitin jubilar të Skënderbeut. Turistët vendas dhe të huaj që shkojnë në Krujë, në kalanë e Skënderbeut, gjatë rrugës, pranë fshatit Krastë përballen me gropat e gëlqeres që djegin goma dhe sende te ndryshme shkaktojnë një ndotje të atillë që duket me sy të lirë edhe nga Tirana.

Reja gjigante e tymit që ngrihet mbi shtëpitë e banorëve të Krastës, Fushë-Krujës dhe zonave përreth, çliron çdo ditë dioksid dhe furanë, dy helme të rrezikshme. Por banorët janë të pafuqishëm për t’i gjetur një zgjidhje.

“Ditën i vënë filtrat, natën i heqin”, shprehet Arif Xherahi, banor i Fushë-Krujës.

“Shumë pluhur ka. Kur fshijmë ballkonin nga një gisht pluhur gjen”, shprehet Fllanxa Lisenaj, banore e Fushë-Krujës për TCH.

Në Ministrinë e Mjedisit ministri Klosi pranon se aktiviteti është i paligjshëm:

“Këto janë gropa për djegien e gëlqeres janë 100% të jashtëligjshme. Ajo që ne do të kërkojmë është që ky aktivitet i ligjshëm të bllokohet nga institucionet shtetërore. nuk ka pikë më turistike për vendin tonë sesa mali i Krujës apo kështjella e Krujës, apo mali i Tomorit, dhe kalaja e beratit , pra në zonat tona më të rëndësishme turistike dhe historike ne kemi shfrytëzimin më agresiv nga guroret apo leje shfrytëzimi për mineraret”, u shpreh Klosi për TCH.

 

Ndonëse ndotja në Fushë-Krujë dallohet me sy të lirë edhe nga Tirana, ministria e Mjedisit nuk disponon të dhëna për nivelin e ndotjes në zone. Por sheh si për reduktimin e ndotjeve pranë zonave të banuara dhënien e lejeve minerare për guroret të paktën 1 km larg nga çdo zonë të banuar.

 

Next Post
Reali i përgjigjet Barcelonës duke ‘e zhveshur’ Liverpool: Kërkon Salah

Reali i përgjigjet Barcelonës duke 'e zhveshur' Liverpool: Kërkon Salah

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

May 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 20 Maj 2026

May 19, 2026
Meloni kërkon më shumë fleksibilitet fiskal nga BE, rritet debati mbi rregullat e deficitit

Meloni kërkon më shumë fleksibilitet fiskal nga BE, rritet debati mbi rregullat e deficitit

May 19, 2026
Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

May 19, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Dëshmitarët e shtetit ‘hyxhym’

May 19, 2026
“Duam bukë!”, baballarët afganë shesin vajzat për të shpëtuar familjen nga uria

“Duam bukë!”, baballarët afganë shesin vajzat për të shpëtuar familjen nga uria

May 19, 2026
Gogu tregon tre prioritetet strategjike të Drejtësisë: Pa to nuk futemi në Bashkimin Evropian

Gogu tregon tre prioritetet strategjike të Drejtësisë: Pa to nuk futemi në Bashkimin Evropian

May 19, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Mbi gjuhën shqipe në Maqedoni, fantazmat e së kaluarës dhe një problem tjetër edhe më dramatik

May 19, 2026
EMRAT/ Kush është trupa që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

EMRAT/ Kush është trupa që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

May 19, 2026
Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet

Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In