• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e Profetit Muhamed e vlefshme deri ditën e Kijametit: Do mbrojmë të krishterët

by Java News
17/12/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas traditës së murgjëve krishterë të manastirit ‘Shën Katerina’ në Sinaj, profeti Muhamet shpesh vizitonte manastirin dhe zhvillonte biseda me klerikët krishterë.

Ky dokument është shkruar më vitin 626, ndërsa përbëhet nga disa dispozita rreth termeve të lidhura rreth jetës së krishterëve nën udhëheqjen islame dhe mban vulën e njohur të pejgamerit.

Sulltan Selimi i parë letrën origjinale e dërgoi në Stamboll më vitin 1517, ku edhe sot ruhet në muzeun ‘Topkapi’, kurse me kërkesë të murgjëve është bërë edhe kopja e saj dhe është vendosur në manastir.

Përmbajtja e letrës është me sa vijon:“Kjo është nga profeti Muhamet, Ibën Abdullah si testament për ata që janë të krishterë qoftë në afërsi ose largësi.
Ne qëndrojmë gjithnjë pranë tyre.

Si unë, shërbëtorët, ndihmësit dhe pasuesit e mi, do t’i mbrojmë, sepse krishterët janë qytetarët e mi dhe pasha Allahun do t’i kundërvihem çdo gjëje që ua prishë rehatinë. Kundrejt tyre nuk guxon të ushtrohet dhunë.

Gjykatësit e tyre nuk guxon të përjashtohen prej pune.As murgjit s’guxon të dëbohen prej manastireve të tyre. Askush nuk guxon t’i rrënojë shtëpitë e fesë së tyre (kishat), e as t’i dëmtojë ato, ose të marrë (grabis diçka) prej tyre e të dërgojë në shtëpi të myslimanit.

Po qe se dikush merr ndonjë gjë prej tyre, atëherë ai konsiderohet se ka shkelur testamentin e Zotit dhe ka treguar padëgjueshmëri ndaj Pejgamberit të tij.Vërtet ata janë aleatët e mi dhe kanë mbrojtjen time kundër asaj që urrejnë. Askush nuk guxon që t’ua imponojë udhëtimin ose shkuarjen në luftë.
Myslimanët duhet të luftojnë për ta. Nëse myslimani dëshiron ta marrë për grua një të krishtere, martesa nuk guxon të ndodhë pa pëlqimin e krishteres, e as krishterja s’guxon të pengohet nga burri mysliman që të mos e vizitojë kishën për t’u lutur.
Kishat e tyre duhet patjetër të respektohen, rindërtimet e tyre s’guxon të pengohen, e as të ndalohen gjërat e shenjta të shkrimeve të tyre.Askush prej muslimanëve nuk guxon të tregojë padëgjueshmëri ndaj këtij testament gjer në Ditën e Kijametit”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Mos bëj kurrë sherr me një shofer eskavatori se e pëson keq

VIDEO/ Mos bëj kurrë sherr me një shofer eskavatori se e pëson keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

October 21, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In