• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panairi i Brukselit, kryebashkiaku i Tiranës merr pjesë në hapjen e stendës shqiptare

by Java News
25/11/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, Tirana bëhet pjesë e një prej panaireve më të mëdha europiane të fundvitit, “Winter Pret-Christmas Market”, që hapet çdo vit në Bruksel, nga 24 Nëntori deri në 31 Dhjetor 2017. Në ceremoninë zyrtare të hapjes së panairit mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philip Closse. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se kjo është një mundësi fantastike, që shërben si kartolinë e bukur për kryeqytetin dhe Shqipërinë në sytë e vizitorëve dhe të investitorëve.

“Më vjen mirë që falë mbështetjes së kreut të Bashkisë së Brukselit dhe gjithë grupit të sipërmarrësve, si këtu në Belgjikë, si ata në Shqipëri, bëmë të mundur që të kishim një prezencë në atë që është ndoshta panairi më i madh i fetave të fundvitit sot në të gjithë botën. Në këtë rrugë do të ecin më shumë se 2 milionë njerëz. Jam i sigurt që do të keni mundësi të jeni një kartolinë e Tiranës, një kartolinë e Shqipërisë, e Shqipërisë së mirë, e Shqipërisë që ka nevojë të tregojë imazhin e vet të vërtetë, të tregojë se ka kulturë, se ka njerëz të mençur dhe të ditur, të tregojë që di të gatuajë, që ka një histori, vende të bukura, shije dhe estetikë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se sot shqiptarët kanë një detyrë historike për të treguar vlerat më të mira të vendit tonë dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet që do të krijohen në këtë panair mes njerëzve, janë ato që na bëjnë realisht europianë. “Ne shqiptarët sot kemi një detyrë historike për imazhin e vendit tonë dhe për të treguar fytyrën e vërtetë të Shqipërisë, një Shqipëri bujare, artiste dhe një Shqipëri që e do të bukurën, e do të mirën dhe punon fort që t’ia mbërrijë të jetë një anëtare e denjë e familjes evropiane. Procedurat për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian marrin kohën e tyre, por besoj se marrëdhëniet mes njerëzve janë marrëdhënie të pazëvendësueshme dhe marrëdhëniet që do të krijohen sot mes njerëzve dhe gjatë gjithë këtij muaji të festës janë ato që na bëjnë realisht europianë”, u shpreh ai.

Veliaj falenderoi dhe ambasadën tonë në Bruksel dhe organizatat e ndryshme që veprojnë në diasporë për mbështetjen dhe përpjekjet e tyre në këto vite për ruajtjen dhe përcjelljen tek brezi i ri të kulturës dhe të traditave të vendit tonë. “Falenderoj gjithë stafin e ambasadës dhe të misionit tonë këtu, që bën një punë të shkëlqyer. Dua të falenderoj të gjitha organizatat e diasporës. Unë e di sa e vështirë është që t’i mbash njerëzit të angazhuar, të përpjekur për gjuhën, për traditën, për kulturën, kështu që të gjithë ata që drejtojnë një organizatë, qoftë kjo një organizatë kulturore apo studentore, ju falënderoj me gjithë zemër”, tha kryebashkiaku.

Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philip Closse e cilësoi vendin tonë dhe Tiranën, kryeqytetin e shqiptarëve, si të ftuarit e nderit të këtij edicioni të panairit “Winter Pret”.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj u prit në zyrën e tij nga homologu i tij, Philip Closse, ku biseduan rreth shtimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes dy qyteteve, si dhe realizimit të projekteve të përbashkëta. Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e dhënë për mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë atje, Veliaj i dhuroi homologut të tij belg, Kullën e Sahatit të Tiranës.

Gjatë vizitës në Bruksel, kryebashkiaku Veliaj u takua edhe me komunitetin shqiptar që punon dhe jeton atje, si dhe vendosi një buqetë me lule në bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Për pesë javë rresht, produktet tipike shqiptare, sikurse janë ato të verave, vaji i ullirit, produktet artizanale, medicinale, si dhe produktet turistike do të promovohen në një nga panairet më të mëdhenj në Europë, që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota. Përgjatë mbrëmjeve, mund të shijohen prodhimet tipike shqiptare, e kombinuar kjo më së miri me performancë artistike nga Grupi i Ansamblit të Tiranës.

Next Post
Rindërtimi i kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, Kumbaro: Premtim i mbajtur!

Rindërtimi i kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, Kumbaro: Premtim i mbajtur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In