• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rrëfehet Granit Xhaka për ‘The Guardian’, jeta ime britanike

by Java News
18/11/2017 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesfushori i Arsenalit flet për përballjen me Tottenhamin, përse Londra i kujton fëmijërinë e tij dhe pse beson se forca e tij mendore vjen nga historia e babait të tij si i burgosur politik në ish-Jugosllavi.

Është historia që e ka formuar Granit Xhakën dhe që ka ushqyer personalitetin e zjarrtë brenda tij. Detajet janë të ashpra, mezi të kuptueshme, dhe është e çuditshme se si mesfushori i Arsenalit mund t’i artikulojë ato.

Pastaj, ashtu si babai i tij, Ragipi – i cili kaloi tri vjet e gjysmë si i burgosur politik në Jugosllavi – Xhaka nuk është një njeri që fshihet.


“Me sa di unë, muajt e parë të tij në burg ishin në rregull,” thotë Xhaka. “Por pastaj filluan torturat.”
“Krimi” i babait të Granit Xhakës ishte pjesëmarrja në demonstrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd.


Ishte viti 1986 dhe ai ishte një student 22-vjeçar në Universitetin e Prishtinës në Kosovë, e cila asokohe ishte një krahinë autonome në Jugosllavi. Ai do të arrestohej dhe do të mbahej në burg për më shumë se tri vjet, raporton “The Guardian”, transmeton Insajderi.


“Si biri i tij, kjo është një histori që më prek shumë thellë – është me të vërtetë në zemrën time”, thotë Xhaka. “Për ta përshkruar babain tim siç duhet, ju duhet të vlerësoni atë thellësisht. Është kaq tragjike. Ndonjëherë e pyes: ‘Më trego përsëri’, sepse unë ende mendoj se ai s’i ka zbuluar të gjitha. Ka patur gjithmonë momente të heshtura, ku unë kam parë se ai ka gëlltitur diçka dhe nuk ka zbardhur të vërtetën. Ndoshta ishte e shumtë dhe ai donte t’i kursente fëmijët e tij nga pikëllimi.”


“Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se ata kishin të drejtë të ekzistojnë. Ai po qëndronte në këmbë për të drejtat e tyre dhe ishin të drejta themelore demokratike, siç është mundësia për të votuar. Nuk ishte vetëm ai. Ishin arrestuar edhe të tjerë, përfshirë xhaxhain e tij, i cili ishte burgosur disa vite më përpara. Ai qëndroi 15 vjet në burg. Ishin burgime krejtësisht politike. Babai im po pyeste veten: ‘Pse nuk kemi demokraci këtu? Ne meritojmë të jemi demokratë. Ne meritojmë që zëri ynë të dëgjohet’”.

Ta kuptosh Xhakën, do të thotë ta kuptosh familjen e tij; se si ata kanë vuajtur, se si ata kanë qëndruar të bashkuar dhe se si kanë punuar pa u lodhur për të arritur në jetë.
Parimet e tij janë besnikëria dhe respekti. Kur ai bën diçka, ai e bën atë me zemër dhe me shpirt – ashtu si babai i tij dhe ashtu si nëna e tij, Eli.

“Një nga detajet më interesante në lidhje me prindërit e mi është se ata u bashkuan me njëri-tjetrin vetëm tre muaj para arrestimit të babait tim”, thotë Xhaka, shkruan Insajderi. “Kam një respekt të pabesueshëm për nënën time. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për një grua që ka qenë me një burrë për vetëm tre muaj – në atë moshë të re – dhe që pastaj e ka pritur atë për tri vjet e gjysmë. Nëna ime është thjesht një person i pabesueshëm.”

“Një nga gjërat më të çuditshme është se ne nuk e dimë pse babai im u lirua herët nga dënimi i tij, por ai e la burgun në të njëjtën kohë me xhaxhain tim. Asnjë nga familja nuk e dinte që janë liruar, derisa ata ishin kthyer në shtëpi.Prindërit e Xhakës e dinin se kishin nevojë për një fillim të ri dhe, në vitin 1990, ata emigruan në Zvicër. Djali i tyre i parë, Taulanti, do të lindte në Basel në vitin 1991, me Granitin pas 18 muajsh.

“Babai im tregoi një forcë të pabesueshme dhe Taulanti e unë u rritëm me forcën e tij mendore”, thotë Xhaka. “E kemi pasur këtë idhull, këtë shembull, i cili na mësoi se duhet të jesh i fortë për të arritur gjëra. Pra, ne u rritëm shumë të fortë. Kjo është arsyeja pse në fushë, ne kemi këtë forcë mendore për t’i bërë gjërat mirë”.

Xhaka i detyrohet gjithçka Zvicrës, dhe mundësitë që atij i ka ofruar ky shtet, por ai nuk mund dhe nuk do t’i harrojë rrënjët e tij shqiptare, të cilat vazhdojnë ta prekin atë edhe në Londër. Gjatë fotografimit për këtë intervistë në Camden Town, një kalimtar shqiptar pothuajse hyn në rrugën ku po bënim fotot, pasi ai e njeh Xhakën. Ai u gëzua shumë kur Xhaka e përshëndeti atë në gjuhën shqipe.

“Kam gjetur këtu disa shqiptarë vërtet të mirë”, thotë Xhaka. “Disa prej tyre drejtojnë një autolarje të veturave dhe unë e dërgoj veturën time atje. Ne bisedojmë dhe, sigurisht, flasim për futboll. Disa prej tyre janë mbështetës të Liverpoolit, disa të Manchester United-it dhe ka shumë tifozë të Arsenalit. Bëjmë shumë shaka”.

Xhaka jeton në Barnet me bashkëshorten e tij, Leonitën, por ata kanë gjetur një shtëpi shumë afër lagjes Camden – një nga lagjet më eklektike të kryeqytetit britanik. Ata shkojnë atje disa herë në javë – për të bërë shoping, për të drekuar apo vetëm për t’u qetësuar.

“Ndjej një lidhje me Camdenin që më kthen në fëmijërinë time”, thotë Xhaka. “Kur Taulanti dhe unë ishim fëmijë, bëmë udhëtimin tonë të parë me autobus nga Baseli në Prishtinë, në mënyrë që të mund t’i vizitonim gjyshërit tanë për herë të parë. Mamaja dhe babai im kishin punë me orar të plotë dhe, kështu ata punonin natën si pastrues zyrash. Autobusi ndalonte në vende të ndryshme dhe kisha parë diku dyqane të ngjashme, të cilat Camden mi kujton tani.”

“Unë jam një njeri shumë i thjeshtë, e dua normalitetin dhe i dua njerëzit e thjeshtë. Më pëlqen të ha ushqim normal. Ka të bëjë me mënyrën se si jam rritur. Në Camden, më pëlqen atmosfera. Është e thjeshtë dhe është mirë. Dhe janë edhe njerëzit. Më pëlqen të bashkëveproj me ta sepse ata janë të thjeshtë dhe edhe unë jam i thjesht. Njerëzit ndoshta nuk presin që një lojtar i Arsenalit të vijë në Camden Lock dhe, të jetë një djalë i thjeshtë”.

Teksa po ecte në rrugë me gazetarin e The Guardian, Xhaka ndalohet nga një person me emrin Çarls, një nigerian tifoz i Arsenalit. Ajo cfarë i thotë ai Xhakës nuk është edhe aq miqësore.
“Ju jeni lojtar i mirë, por…”, fillon Çarlsi. Ai vazhdon të argumentojë se Xhaka ka nevojë të luajë me një futbollist më të aftë, siç është Eden Hazard i Chelseat. “Do të ishte shumë më i mirë sesa Alexis Sánchez,” shton Çarls.

Në gjuhën e tij të katërt – pas atyre gjermane, shqiptare dhe franceze – Xhaka nuk i kupton të gjitha gjërat që Çarlsi i thotë dhe kërkon sqarime. Por, Xhaka është kurioz dhe i interesuar. Ai e di se të gjithë janë kritikë dhe e pranon se tani Arsenali ka shumë tifoz të tillë.

Arsenali qëndron e gjashta në tabelën e Premier Ligës, tre vende dhe katër pikë më poshtë se Tottenham Hotspur, me të cilët “topçinjtë” do të luajnë të shtunën pasdite në Emirates Stadium.

Xhaka, që u transferua te Arsenali në vitin 2016, regjistron 54 paraqitje dhe katër gola.Në Gjermani te Borussia Mönchengladbach, ai luajti për katër sezone duke bërë 140 paraqitje dhe shënuar katër gola.Ndërsa në Basel, ku edhe e nisi karrierën, Xhaka bëri 61 paraqitje në dy sezone me ekipin e parë, duke shënuar 2 gola.

Deri më tani, shqiptari regjistron 254 paraqitje në nivel klubesh, ku ka realizuar 16 gola, ndërsa ka bërë edhe 57 paraqitje me Zvicrën, për të cilën përfaqësuese ka shënuar tetë gola, përgatiti Express. (b.an)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Paketa antidhunë/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve! Pezullon pikën e gjobës deri në 5 mijë lekë për bllokim rruge (VENDIMI)

November 26, 2026
“A është PD-ja pas organizimit të grupeve të dhunshme në protesta?”- Përplasje Demo-Korreshi në Kuvend: Kapi e arrestoji, jo llafe kot!

“A është PD-ja pas organizimit të grupeve të dhunshme në protesta?”- Përplasje Demo-Korreshi në Kuvend: Kapi e arrestoji, jo llafe kot!

November 26, 2026
Vendimi i Gjykatës: Psikologët të marrin në intervistë Shkelzen Berishën!

U kapën të armatosur, Gjykata e Tiranës liron tre nga katër të arrestuarit, njëri kalon në arrest shtëpie!

November 26, 2026
“Anëtarësim në BE brenda vitit 2030”- Balla: Synojmë mbylljen e negociatave deri në Krishtlindjet e 2027 dhe nënshkrimin e Traktatit më 2028

“Anëtarësim në BE brenda vitit 2030”- Balla: Synojmë mbylljen e negociatave deri në Krishtlindjet e 2027 dhe nënshkrimin e Traktatit më 2028

November 26, 2026
DEBATET/ Projektbuxheti 2027, përplasje tek “Ekonomia”, Braçe: Kuvendi ka detyrimin të dëgjojë bizneset! Ekonomi: Do e kenë mundësinë!

Buxheti 2027/ Komisioni i Ekonomisë kërkon zgjidhje për 80 mijë pensionistë që s’kanë përfituar kompensim

November 26, 2026
Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

November 26, 2026
Shiste drogë në një lokal në afërsi të një shkolle në Tiranë, arrestohet një 43-vjeçari i dyshuar

Shiste drogë në një lokal në afërsi të një shkolle në Tiranë, arrestohet një 43-vjeçari i dyshuar

November 26, 2026
“Ju do të festoni 12-vjetorin e tortës së Lulit”- Manja ironizon opozitën për protestën e 28 Nëntorit, mbron aktet normative për tubimet

“Ju do të festoni 12-vjetorin e tortës së Lulit”- Manja ironizon opozitën për protestën e 28 Nëntorit, mbron aktet normative për tubimet

November 26, 2026
Samiti i Investimeve në Tiranë, eksperti Çoçoli: Mesazhi i BE-së është i qartë, ju konsiderojmë si të barabartë!

Samiti i Investimeve në Tiranë, eksperti Çoçoli: Mesazhi i BE-së është i qartë, ju konsiderojmë si të barabartë!

November 26, 2026
“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In