• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë 7 mrekullitë e botës

by Java News
09/11/2017 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Petra në Jordani deri te Koloseu në Itali, këto janë 7 mrekullitë e botës. Muri i Madh i Kinës, qyteti Petra në Jordani, Koloseu në Romë, siti arkeologjik Itza në Meksikë, Machu Picchu në Peru, Taj Mahal në Indi dhe Krishti Shëlbues në Rio de Janeiro janë shpallur mrekullitë e botës moderne më 2007 dhe prej aty duhet të kalojnë direkt në listën tuaj të vendeve që duhen vizituar të paktën një herë në jetë.

Një listë e tillë u hartua nga Bernard Weber në Sidney në vitin 2007 gjatë Olimpiadës, duke njoftuar një referendum në internet që përfshinte miliona njerëz, transmeton Shqiptarja.

Zgjedhjet e tyre bënë të mundur përcaktimin e atyre që ishin shtatë mrekullitë e botës moderne.

Muri i Madh Kinez: i shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në vitin 1987, Muri i Madh shtrihet për rreth 8,851 km, duke filluar nga Gjiri i Liao-Tung dhe duke prekur Kia-gu në Tibet. Thuhet se ndërtimi është i dukshëm nga hapësira.

Qyteti Petra në Jordani: i shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1985, ka një histori të pasur dhe të larmishme, nga kryeqytet në vendin e dedikuar për bizneset, duke kaluar edhe nëpër fatkeqësitë natyrore. Fasadat shumë interesante të saj janë gdhendur dhe shumica e hapësirave janë përdorur si varre.

Koloseu Itali: Në qendër të qytetit të përjetshëm shtrihet amfiteatri më i madh në botë, ndërtesa në formë ovale që mund të strehojë deri në 75,000 njerëz. Kjo është një nga atraksionet më të mëdha turistike në Itali, e cila përdorej për të pritur ngjarjet më të njohura shoqërore nga ndeshjet mes gladiatorëve deri edhe tek operat mitologjike klasike.

Siti Arkeologjik Itza në Meksikë: kompleksi arkeologjik i madh, një nga më të famshmit dhe më të ruajturat në botë, është vendosur në veri të Gadishullit Jukatan dhe është një nga atributet më të rëndësishme të popullsisë së lashtë Mayan. Me rastin e ekuinokseve, mund të shihet një lojë e veçantë e dritave që duken si një gjarpër me pendë

Machu Picchu në Peru: vendndodhja më e famshme arkeologjike e Perusë dhe trashëgimia e çmuar Inka qëndrojnë në luginën e quajtur Uruubamba. Vetë emri, që do të thotë “mali i vjetër”, është emblematik i pozicionit dhe strukturës së saj: ngrihet në 2.453 m mbi nivelin e detit dhe është një qytet i lashtë i vërtetë i rrethuar nga tempuj, tarraca, kanale të ujit dhe i ndarë në sektorë.

Taj Mahal në Indi: Mauzoleumi historik i Agrës ka qenë gjithmonë një nga strukturat më interesante të arkitekturës muslimane në Indi. E ndërtuar nga perandori Shah Jahan në vitin 1632 dhe për më shumë se 30 vjet i përfshira në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, është një përkujtim i dedikuar për mbrojtësin më të preferuar të sovranit.

Krishti Shëlbues në Rio de Janeiro: në majë të Corcovado qëndron Krishti i Shëlbimit 700 metra i lartë i stilit Art Deco, i bërë nga guri betoni dhe saponiti, duke shtrirë krahët dhe duke mirëpritur popullatën.

Simbol i qytetit ka pasur imitime të panumërta me kalimin e kohës. Për të arritur të shihni nga afër origjinalin duhet të provoni të ngjitni 222 hapa ose të përdorni 3 ashensorë panoramikë dhe 8 shkallë lëvizëse, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Askush në Europë nuk ka një pankinë kaq të kushtueshme sa Juve

Askush në Europë nuk ka një pankinë kaq të kushtueshme sa Juve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In