• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rikonstruksioni i shkollës “Dora d’Istria”, Veliaj: Brenda mandatit i japim fund mësimit me dy turne

by Java News
25/09/2017 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas hapjes së 4 shkollave të reja në Tiranë, tre prej të cilave të ndërtuara nga e para, Bashkia e Tiranës sapo nisi rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Dora d’Istria”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet që po kryhen në këtë objekt dhe shtoi se falë këtij projekti, shkollës do t’i shtohen 11 klasa të reja, ndërsa e gjithë godina do të pajiset për herë të parë me një sistem qendror ngrohjeje.

Ai theksoi se në përfundim të këtij investimi nxënësit e shkollës do të kenë jo vetëm mjedise më të mira dhe më të ngrohta, por do kenë mundësi që mësimin ta zhvillojnë vetëm në një turn. “Më vjen mirë që tek ish shkolla ime, që dikur mbante emrin “20 Dhjetori”, sot “Dora d’Istria”, po bëjmë jo vetëm një rikonstruksion total të godinës, por po shtojmë edhe 11 klasa të reja, për të futur konceptin parashkollor dhe për t’i dhënë fund mësimit me dy turne”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai u shpreh i kënaqur me ecurinë e projektit madhor për ndërtimin e shkollave të reja dhe rikonstruksionin e atyre ekzistuese, duke theksuar se falë këtyre investimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës është bërë e mundur çlirimi nga mbingarkesa e disa zonave që më parë ishin dhe më problematiket. “Jam disa herë i lumtur që jam këtu sot, së pari sepse kemi pasur një muaj fantastik si shtatori, ku kemi hapur shkolla të reja, kemi mbaruar investime në shkollat ekzistuese, është çliruar nga fluksi Kombinati, Bregu i Lumit, Pazari i Ri, pra disa nga lagjet problematike. Shkollat elitare kombëtare si Liceu Artistik apo Shkolla e Baletit dolën projekte të suksesshme, pra kemi vënë përpara një pjesë të ambicies tonë për të ulur mësimin me dy turne”, shtoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës siguroi se deri në fund të këtij mandati problemi i mësimit me dy turne do marrë fund. Gjithashtu, ai kërkoi edhe bashkëpunimin e prindërve për anomalitë që mund të krijohen nga transferimi i nxënësve të kësaj shkolle në shkollat e tjera deri në përfundimin e punimeve. “U kërkoj mirëkuptim prindërve që, teksa po bëjmë mësim në shkollat alternative, se në një periudhë prej pak muajsh do të kemi totalisht të rikonstruktuar shkollën ekzistuese plus klasat e reja, që zgjidhin të gjithë këtë anomali që kemi pasur në Njësinë 10. Ashtu si edhe në Njësinë 8, edhe në disa njësi të tjera të Tiranë i kemi dhënë fund mësimit me dy turne, gradualisht në të 24 njësitë do të vazhdojmë me këtë ritëm për t’u siguruar që fundi i këtij mandati na gjen të sistemuar. Ne mund të kemi debate të tjera në zgjedhjet e ardhshme, por jo debatin e shkollave me dy turne”, tha Veliaj.

Projekti i rikonstruksionit që ka nisur të zbatohet në këtë shkollë parashikon që në anën jugore të oborrit ngjitur me godinën ekzistuese të ndërtohet një shtesë 3 katëshe për 11 klasa mësimi dhe vendosja e dhomës teknike në katin përdhe. Klasat do të jenë të vendosura në dy krahët e korridorit si një vazhdim i atij ekzistues. Gjithashtu, shkolla do të ketë një sistem qendror ngrohje dhe për këtë qëllim po bëhen instalimet për të rritur dhe përmirësuar mirëfunksionimin e të gjitha ambienteve për nxënësit dhe mësuesit. Në shkollë do të bëhen edhe një sërë punimesh të tjera, si ndërrim i dyerve dhe dritareve, instalimet elektrike dhe hidraulike, rikonstruksion i gjithë nyjave sanitare si dhe izolimi i tarracës.

a.ç

Next Post
PSG – Bayern, bastet sportive tallen me gjermanët

PSG – Bayern, bastet sportive tallen me gjermanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com