• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia nis rikualifikimin urban të bllokut të banimit në Kombinat

by Java News
24/09/2017 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrugët e dëmtuara ndër vite, me ujërat e zeza që rrezikonin të ktheheshin në burim infeksioni, së shpejti do të jenë thjesht një kujtim i shëmtuar për mijëra banorët e Kombinatit.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për transformimin e bllokut që kufizohet nga Rr. “Llambi Bonata” – “Haki Stermilli” – “Musine Kokalari” në Kombinat, si dhe rikonstruksionin e Rr. “Zyber Zeneli”, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone, si dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi fillimin e  punimeve në të gjithë lagjen ku parashikohet të ndërtohen rrugë, trotuare, lulishte dhe hapësira çlodhëse e argëtuese për fëmijë. Veliaj u shpreh se në dy vitet e dyta të mandatit, fokusi do të jenë në zonat peri-urbane, si Kombinati dhe zonat përreth.

“Në dy vitet e dyta të mandatit, fokusin më të madh do ta kemi në zonat peri-urbane, Kombinati, Astiri, Yzberishti, Yrsheku, Unaza e Re, për t’u siguruar që të njëjtin transformim që kemi patur në qendër të Tiranës, ta kemi edhe në periferi. Në të dy anët kryesore të rrugës së Kombinatit, si tek blloku “Misto Mame”, ashtu edhe tek “Llambi Bonata”, po bëjmë ndërhyrje kapilare në infrastrukturë. Fillojmë fillimisht me 3 blloqe pallatesh që janë zemra historike e Kombinatit, shumë prej tyre të bëra me punë vullnetare, ende me mbishkrimet PPSH sipër. Kjo do të thotë se nuk është venë dorë që në kohën e asaj partie dhe e atyre punëve vullnetare”, tha Veliaj.

Hapja e Unazës së Re nga Kombinati Ushqimor deri në Farkë ka dhënë rezultatet pozitive edhe në këtë zonë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor. Kryebashkiaku theksoi se ndërtimi i Unazës është një vlerë e shtuar për zonën e Kombinatit.

“Hapja e Unazës së Re nga Kombinati Ushqimor deri në Farkë, ka zgjidhur problematikën e një pjese të trafikut. Ajo që duam është që unaza të jetë një mjet për t’ia shtuar vlerën, jo për ta mbajtur të izoluar Kombinatin”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se një sërë investimesh do të realizohen në këtë zonë për t’u siguruar se Kombinati nuk do të jetë një xhep.

“Ndaj po fokusohemi në ato pjesë që i quajmë jashtë Unazës së Madhe të Tiranës, për t’u siguruar që asnjë zonë nuk mbetet një xhep pa investime. Filluam me çerdhet, me kopshtet, tani me shkollën e  re, që ka shfryrë klasat me dy turne në të gjithë Kombinatin dhe besoj do të vazhdojë kështu edhe vitin tjetër, kryesisht me fokus në zonën e Astirit, që është zona fqinj me Kombinatin, aty ku kemi edhe dyndjen më të madhe të popullsisë”, nënvizoi Veliaj.

Ai u shpreh i vendosur që, sikurse po transformohet ky bllok në Kombinat, puna do të vijojë me të njëjtin ritëm edhe për funksionalitetin e  plotë të rrugës nga Kombinati Ushqimor deri tek Kombinati Tekstil.

Bashkia e Tiranës do të nisë mbylljen e të gjitha hyrjeve dhe daljeve të paligjshme në këtë rrugë, që bien në kundërshtim me rregullat që përcakton Kodi Rrugor dhe vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, duke krijuar trafik në qarkullimin e mjeteve, si dhe në shumë raste janë bërë shkak për aksidente me rrezik jetën e qytetarëve.

“Do të mbyllim çarjet e paligjshme në rrugë, kjo nuk është një rrugë ku çdo gjë mund të jetë gomisteri dhe lavazh sepse nuk është një rrugë industriale, kjo është një rrugë rezidenciale, kryesisht për banim. Do ju kërkojmë me mirësjellje, siç kemi bërë në rrugën Dritan Hoxha, që të gjitha bizneset që kanë çarë në mënyrë të paligjshme dhe për 27 vite kanë shijuar këto paligjshmëri, tani të na respektojnë edhe ne të tjerëve që nuk kemi shkelur asnjë ligj”, tha kreu i Bashkisë. 

Ai u ndal eedhe në një tjetër investim të rëndësishëm, jo vetëm për zonën e Kombinatit, por edhe për Tiranën, sikurse është sistemi i zonës së varrezave të Sharrës.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për lirimin e hapësirave të zëna në kundërshtim me ligjin, të cilat pengojnë ndërtimin e rrugëve, pasi në të kundërt, do të jetë Inspektoriati Ndërtimor që do të ndërhyjë.

a.ç

Next Post
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Ramiz Lladrovci mbetet qesharak

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Ramiz Lladrovci mbetet qesharak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

June 25, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestat masive nuk prodhojnë liderë?

June 25, 2026
Lamallari firmos urdhrin: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

Lamallari firmos urdhrin: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

June 25, 2026
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

June 25, 2026
Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

June 25, 2026
Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

June 25, 2026

Premtimet për “qumështin me rubinet”

June 25, 2026
Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

June 25, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Largimi i Koçekut nga PS, Braçe: Ajo e ka të lehtë të ikë! Mua s’ma beson kush që jam i pavarur…

June 25, 2026
“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In