Erërat e forta dhe reshjet që kanë rënë gjatë natës kanë krijuar një situatë dramatike në disa qytete të Italisë. Pavarësisht reagimit të shpejtë të autoriteteve dhe masave të ndërmarra, gjendja shfaqet tejet kritike, ndërsa nuk kanë munguar edhe viktimat.
Katër të vdekur janë gjetur në një bodrum në zonën e Monterotondo-Montenero kurse tre persona rezultojnë të zhdukur.
Gjithashtu një tjetër ka humbur jetën nga përmbytjet. Më e përkeqësuar situata duket në Livorno, ku banesat janë përmbytur ndërsa ka nisur dhe zhvendosja e qytetarëve.
”’Jemi në kushte të jashtëzakonshme, situata është dramatike”,– tha kryebashkiaku i Livornos, Filippo Nogarin, në një intervistë për “RaiNews24”, pas përmbytjeve në këtë qytet. ”Ka rënë shumë shi dhe ka shumë vështirësi”.
Situatë kritike është dhe në zonën e Collinaia dhe Ardenza e Montenero, ku ka pasur edhe rrëshqitje dheu të cilat kanë mbuluar disa shtëpi. Në Livornese, në Quercianella është evakuuar një kamping i tërë.
Në Pisano, në San Giorgio, katër vajza të bllokuara brenda një makine janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse. Situata mbetet akoma dramatike, pasi ka zona ende shumë zona të mbuluara nga uji.
a.ç














