• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FAKSIMILE/ Gjyqtarja e vrarë nuk kishte urdhër mbrojtje, si u amnistua burri vrasës

by Java News
31/08/2017 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimi i rëndi në familje i ndodhur sot në Tiranë ka tronditur opinionin publik. Gjyqtarja tanimë e ndjerë Fildes Hafizi,humbi jetën nga plumbat e shkrepur nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, teksa viktima ndodhej në mjetin e saj. Kasemi, e kishte kërcënuar me armë edhe në vitin 2015 ish-bashkëshorten e tij, ku është dënuar me 3 vjet heqje lirie dhe është amnistuar nga Ministri i Drejtësisë dhe Presidenti vetëm një vit më vonë, pra në 2016-ën.

Megjithatë, politika dhe disa media, pa asnjë nivel profesionalizmi apo fije moralie humanizmi, mbi viktimën kanë ngritur argumentin se ka qenë më urdhër mbrojtje, por nuk është mbrojtur. Kjo është të bësh politikë mbi viktimën, por në Shqipërinë tonë, kjo është shkollë e vjetër që nuk shqitet kollaj.

Gjithësesi, ajo që vlen në rastin e gazetarit por dhe për të sqaruar opinionin publik, janë faktet.

Dhe fakti është se siç shihet nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndryshe nga sa thuhet, nuk ka patur urdhër mbrojtje për gjykatësen e vrarë. Ajo nuk është paraqitur në seancë dhe për pasojë, siç shihet dhe në vendim (pjesa e nënvizuar, faqja 2), gjykata nuk i ka dhënë urdhër mbrojtje të ndjerës. Pra, në këtë rast policia nuk ka patur asnjë detyrim ligjor që buron nga gjykata për të mbrojtur viktimën e sotme (Shih vendimin e plotë në fund të lajmit)

Ndërkohë, ajo që është e tmerrshme por për të cilën flitet më pak, është fakti se kur është gjykuar herën e parë ish-bashkëshorti i Hafizit, është dënuar nga gjykata me vetëm 3 vjet heqje lirie për krimin e armëmbatjes pa leje (që parashikohet deri në 7 vjet heqje lirie nga ligji) dhe dhunës në familje (që parashikohet deri në 5 vjet heqje lirie nga ligji). Pra, në kohën kur vrasësi i sotëm duhet të ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie (burg), denohej me vetëm 3 vjet. E si për ti vënë kapakun kësaj maskarade të drejtësisë, i dënuari me 3 vjet, do të amnistohej vetëm një vit pas dënimit nga ministri i drejtësisë (Ylli Manjani) dhe Presidenti i Republikës (Bujar Nishani).

Kjo është e gjithë historia e cila solli sot ngjarjen e rëndë.

Next Post
Vrasja e gjyqtares, Kryemadhi sulmon Ramën: Ponc Pilati i lau duart, e largoi fajin nga vetja

Vrasja e gjyqtares, Kryemadhi sulmon Ramën: Ponc Pilati i lau duart, e largoi fajin nga vetja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

August 19, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

August 19, 2026
Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

August 19, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Rastin po e ndjekim nga afër me autoritetet shqiptare, ka pasur arrestime por…

August 19, 2026
Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

August 19, 2026
EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

U la e vdekur para spitalit në Itali, Gjykata lë në burg shqiptarin Elvis Metvelaj, akuzohet për vrasjen e motrës së anëtarit të “Ndragheta”

August 19, 2026
“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

August 19, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 19, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

August 19, 2026
“Në gjurmët e dritës”: Telereportazhi i Tom Therçajt shfaqet për publikun

“Në gjurmët e dritës”: Telereportazhi i Tom Therçajt shfaqet për publikun

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com