• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Doreza, thika, shkop bejsbolli dhe armë’, zbardhet sherri me dy të plagosur në Sarandë

by Java News
18/08/2017 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesditën e sotme policia zbardhi ngjarjen e ndodhur mesnatën e të enjtes në Sarandë ku mbetën të plagosur dy të rinj.

Një prej të plagosurve i identifikuar si Alban Baxheri, ndodhet në gjendje më të rëndë, pasi mori një goditje me thikë në gjoks.

Për këtë shkak ai u dërgua me urgjencë në drejtim të spitalit të Janinës.

I plagosuri tjetër ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e krimit, ndërsa policia dyshon paraprakisht për një krim pas një grindjeje të momentit.

Të dyshuar për ngjarjen, policia shoqëroi tre persona të cilët tashmë po merren në pyetje. Ende nuk është vendosur një masë ndalimi për të dyshuarit, pasi pritet konsultimi me prokurorinë.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Më datë 17.08.2017, rreth orës 23:30, në Sallën Operative Sarandë ka ardhur një njoftim se në lagjen “Nr.1”, pranë gjykatës, janë duke u konfliktuar fizikisht, disa shtetas.

Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka konstatuar se ishin konfliktuar me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A.L., A.S dhe F.T., me shtetasin A.B.

Në momentin kur kanë mbritur shërbimet e Policisë, në vendngjarje Policia ka konstatuar shtetasit A.L, F.T dhe A.B.

Ndërsa shtetasi A.S., ishte larguar nga vendi i ngjarjes me automjet dhe gjatë largimit ka dëmtuar edhe disa automjete të tjera.

Si pasojë e konfliktit ishte dëmtuar dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi A.L.

Ndërsa shtetasi A.B ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Janinës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, si dhe kapjen e ndalimin e shtetasit Albjon.S., i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e këtij shtetasi, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me 5 fishekë, dhe një armë e ftohtë (dorëzë dore).

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Adriatik L, 18 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”,

Flavio T, 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”,

Arben B, 32 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, dhe

Albjon S, 24 vjeç, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Shkatërrim i pronës”, të parashikuara nga nenet 88, 89, 150, 278 dhe 279 të Kodit Penal.

a.ç

Next Post
Arrin në 400 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Sierra Leone

Arrin në 400 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Sierra Leone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

August 14, 2026
Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

August 14, 2026
FOTO / Kapen në portin e Durrësit 120 shishe verë dhe mallra të tjera të padeklaruara

FOTO / Kapen në portin e Durrësit 120 shishe verë dhe mallra të tjera të padeklaruara

August 14, 2026
Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

Në kërkim për vrasjen e para 20 viteve në Tiranë, prangoset në Athinë 48-vjeçari

August 14, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha flet për ‘shtator të zjarrtë’, zyrtari i PD: Politika kërkon moral…

August 14, 2026
“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

August 14, 2026

Zjarret që mund të na djegin të gjithëve

August 14, 2026
Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

August 14, 2026
Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

August 14, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Rritet numri i makinave të regjistruara! Mbi 58 mijë në 7 muaj, shtohen ato elektrike

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com