• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Nuk është rakia, është boza pija 100% shqiptare

by Java News
05/08/2017 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anxhela Ferra

Për  shekuj me radhë, ajo ka qenë pija e preferuar. Është nga të paktat made in Albania, që i dhamë Turqisë dhe nuk e morrëm prej saj.

“Kanë qenë shqiptarët ata, që në kohën e Abdul Hamitit, e sollën bozën në Turqi, si një pije të lehtë, më pas ata hapën dyqanin e parë të bozës. Kështu që rimëkëmbja e shitjes së bozës në Turqi u bë nga shqiptarët, më pas ata që vinin nga Konja bënin shpërndarjen e saj,”-rrëfeu nobelisti i njohur turk, Orhan Pamuk, në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku tregon për herë të parë për bozaxhinjtë shqiptarë.

?

Por, ndërkohë që në shumë prej shteteve të Ballkanit, boza vazhdon të mbetet e përhapur dhe shumë e kërkuar, në Shqipëri janë të paktë ata që e prodhojnë, aq më pak e dinë se është origjinalisht shqiptare. Kryesisht janë familjet në Veri që e përgatisin bozën në shtëpitë e tyre dhe më pas e dërgojnë në dyqane. Kjo bëhet në sasi të vogël.

Dritare.net në kërkim të historisë së bozës, gjeti një punishte në Tiranë, që është Boza Pacara, punishtja e mjeshtrit Shyqyri Pacara, i cili prej më shumë se 37 vitesh, ia ka dedikuar jetën përgatitjes së bozës.

Edvin Pacara, djali i tij, tregon  për dritare.net, sesi në 1980 u vendos që receta  e Shyqyri Pacarës, babait të tij, do të ishte receta e njësuar për Shqipërinë.

 “Babai im ka mbaruar shkollën teknologjike në 1975. Më pas, u dërgua në Kukës, atje filloi punën në punishten e ëmbëlsirave. Që në atë kohë, merrej me bozën, kadaifin, kaushat e akullores etj. Në ato vite, boza përdorej shumë, por çdo qytet e prodhonte ndryshe. Ndaj, duke qenë se Kukësi e ka pasur në traditë, u bë një konkurs, ku u zgjodh receta e Kukësit,  me të cilën babai mori pjesë, për t’u përdorur në të gjithë Shqipërinë.

Por, me rënien e komunizmit dhe prishjen e punishteve, boza nuk po prodhohej më në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe, babai u largua nga punishtja dhe hapi ëmbëltoren e vetë, në 1991.

?

Më pas në 2003, familja ime erdhi në Tiranë. Babai ishte i vendosur të vazhdonte prodhimin e bozës, ndaj hapi punishten aktuale. Edhe në atë kohë konkurenca ishte e papërfillshme, pasi të gjithë e prodhonin bozën në kushte shtëpie. Babai ishte i pari që e ofroi bozën në shishe nga fabrika, hermetike, me etiketë dhe të gjitha sqarimet. Pra, ai solli një standart profesional për shërbimin e bozës.”

Përbërësit e recetës janë shumë të thjeshtë, miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. Por, receta ka një sekret dhe ajo është përvoja.

 “Boza përdoret në shumë shtete, si Bullgaria, Maqedonia,Turqia, e secila prej tyre ka recetën e vetë. Përshembull, boza në Bullgari ka një ngjyrë në kafe, pasi bëhet me mbetjet e elbit, ose me koret e bukës. Ndërkohë, receta që përdorim ne është e gjitha shqiptare. Boza jonë ka katër përbërës kryesorë: miell misri e gruri, të cilin e marrim nga banorët vendas, sheqer dhe ujë.

Edhe pse ngjan e lehtë për tu përgatitur, boza kërkon kohën e vetë dhe nuk mund të bëhet nga të gjithë. Duhen më shumë se gjashtë orë për tu bërë boza, në fillimi përzihet misri, pastaj shtrydhet. Qulli që del, duhet të lihet për pak kohë e më pas të përzihet me ujin, e sheqerin. Pastaj, mbushet në shishet 0.5 dhe 1.5 litërshe. I gjithë sekreti i recetës, qëndron te përvoja. Receta nuk ka ndryshuar që nga viti 1980. Boza nuk prishet, me kalimin e kohës ajo fermentohet dhe shija e saj nuk është më e ëmbël.”

Vlerat ushqyese të bozës janë shumë të mëdha, kjo pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B.

“Në Kukës, kryesisht e preferojnë të thartë bozën, kurse këtu në Tiranë e duan të ëmbël. Fermentimi i misrit është i mirë, pasi lëshohen enzima që ndihmojnë tretjen, organizmin. Duke konsumuar bozën, përthithen vitaminat e proteinat që ka misri. Gjithashtu bën normalizimin e tensionit të gjakut.  Boza është shumë e mirë edhe për nënat lehona, pasi rrit prodhimin e qumshtit tek nënat që kanë fëmijë në gji. Rekomandohet shumë edhe për atletët, si një pije që i jep energji,” tregon Edvini për dritare.net.

Më së shumti njerëzit e konsumojnë bozën gjatë muajve të verës, për tu freskuar. Por, siç thotë edhe Edvini për dritare.net, boza mund të konsumohet gjatë gjithë vitit. Sipas tij, janë të të rinjtë të cilën nuk e dinë fare se çfarë është boza.

“Pikat kryesore të shpërndarjes i kemi në dyqane e supermarkete, jo në bare, sepse janë të pakta baret që e shërbejnë bozën. Kjo sepse shqiptarët janë më të prirur të konsumojnë produkte të huaja dhe jo ato vendase. Por, ka edhe nga ata të rinj, të cilët nuk e njohin fare se çfarë është boza.

Por, më e rënda është kur vijnë inspektorë ushqimorë  e na thonë se më çfarë qumështi e prodhojmë. Është qesharake, por kjo tregon sesa rëndësi i jep shteti promovimit të pijeve vendore. Ato janë lënë në hije, e qeveritë përqëndrohen më tepër te eksporti.

Receta jonë e bozës, që është jo vetëm një recetë 100% shqiptare, por edhe e pranuar nga të gjithë, si receta e unifikuar e bozës, nuk është e patentuar. Ne personalisht nuk e bëjmë dot, pasi kushton shumë,”- thotë me keqardhje për dritare.net, djali i mjeshtrit të bozës. (Dritare.net)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

November 25, 2026
Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

November 25, 2026
Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

November 25, 2026
Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

November 25, 2026
Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

November 25, 2026
Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

November 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar

November 25, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Digjet një makinë në Vlorë, ja dyshimet paraprake të policisë

November 25, 2026
Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

November 25, 2026
Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In