• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Polici që i shërbente kryeministrit në burg tregon Nanon ndryshe: Rrinte me të fortët, ne nuk e rrahëm

by Java News
05/08/2017 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga policët e burgut të Bënccës në Tepelenë që ka përjetuar ngjarjet e vitit të mbrapsht 1997, ka rrëfyer pak kohë më parë por për herë të parë në emisionin “Oktapod” të gazetarit Turjan Hyska se si rrodhën ngjarjet atë natë të errët, por edhe se si i ka shërbyer ish-kryeministrit Fatos Nano që vuante dënimin në atë kohë në burgun e Bënçës.

 

Thonë që Fatos Nanon burgu e ndryshoi përgjithmonë, i dha atë dimensionin e Berluskonit

I dha famë.

Thonë që rrinte me të fortë atje?

Po, ishte dhe komunikonte me ta, edhe me ne policët komunikonte, rrinte edhe me të burgosur të botës së krimit një pjesë nuk jetojnë më, janë vrarë. Edhe ajrimin e bënte vetëm.

Çfarë të binte në sy?

Lexonte, kishte një kasetofon edhe në kohën e ajrimit e mbante në vesh dhe nuk e hiqte

E përgjonin Fatos Nanon?

Jo.

Po dhunë është ushtruar?

Në asnjë rast

E trajtonin si të veçantë?

Kishte mbrojtje

Po kriminelët si silleshin me të?

S’kishte asnjë problem.

Hapja e burgut

“Ne atje kemi përjetuar edhe ngjarjet e 97-ës, atë natë që u hap burgu kam qenë në kat të dytë tek të dënuarit me burgim të përjetshëm, ishte ora 7 e darkës kur u hapën dyert se u fut ushqimi. Doli dhoma e parë për të ngrënë ushqim, ai burri shtroi tryezat, po ndante pjatat, njëri filloi të hante, në atë moment ne dëgjuam krisma, te dhomat e izolimit kisha edhe nje polic vetëm, pak a shumë e morëm vesh e çfare ishte, se edhe në Vlorë kishte 10-12 ditë që ishin ngritur njerëzit dhe në Bënçë e hoqën Fatos Nanon të parin, në orën 12 të natës e kanë marrë dhe me nja 15 vetë, që ishin djem vlonjatë, i morën me helikopter. Nga 40 të dënuarit e përjetshëm që ishin ngelën 29. Ishte ora 19:30 sa e dëgjuam që krisi automatiku, e morëm me mend që dicka po ndodhte”, tha ai.

Kishit urdhër të qëllonit?

Jo, e dëgjova krismën dhe i tërhoqa menjëherë ata që po hanin dhe i futa në dhomë. Më ka ngelur peng njëri që e kapa nga mbrapa teksa po hante dhe e futa në dhomë, në këtë dhomë futa edhe shtruesin e tavolinave, filluan të kërcisnin dyert, e mbylla derën dhe prisja cfarë do bëhej.

Cfare ndodhi me pas?

Ata filluan t’u binin dyerve dhe ishte një zhurmë e llahtarshme se korridori është i ngushtë.

U trëmbe?

Nuk them se u trmba por prisja se cfarë do bëhej. I sqarova të gjithë i thashë nuk i hap dyert me duart e mia, nëse ata do vijnë lart unë do ua jap celësat. Më pas i shikonim kolegët që rrinin përballë nga dritarja e mencës rrinin të gjithë nuk bënin asnjë lëvizje. për 10 minuta kanë kur të gjithë, u boshatis kati i parë, 8 prej tyre kishin ikur me pranga.

Ata u rikthyen edhe një herë për të hapur katin e dytë dhe ne filluam të gjuanim, në ajër, ata u zmbrapsën.

Next Post
Neymari ka probleme me dokumentet, por mund të debutoj kundër PSG-së

Neymari ka probleme me dokumentet, por mund të debutoj kundër PSG-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com