• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkeologjia/“Pompei i vogël” zbulohet në Francë

by Java News
03/08/2017 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkeologët francezë e përshkruajnë gjetjen e tyre të fundit si “Pompei i vogël”, duke iu referuar shtet-qytetit romak në Italinë e sotme, i cili është ruajtur mjaft mirë edhe pasi që ishte mbuluar nga mbetjet vullkanike në shekullin I. Lokacioni i gjetur në jug të Francës, thuhet në shkrimin e DË, që sot e transmeton “Koha Ditore”, ruan disa mbetje të jashtëzakonshme të shtëpive luksoze dhe ndërtesave publike në brigjet e lumit Rhone që daton prej kohës romake.

“Jemi jashtëzakonisht fatlumë. Pa dyshim kjo është një prej gjetjeve më të jashtëzakonshme të lokacioneve romake në 40 ose 50 vjetët e fundit”, ka thënë arkeologu udhëheqës i gërmimeve, Bejnamin Clement. Gazeta lokale franceze “Currier Picard” ka cituar Clementin të ketë thënë se kjo gjetje “është një mundësi e paprecedent”. Qyteti i Viennes – tashmë i njohur për teatrin dhe tempullin e tij romak – gjendet në atë që njihej një ndalesë e rëndësishme në rrugën që lidhte rajonin verior të Gaulit me provincën romake të Gallia Narbonensis, në atë që sot është Franca Jugore.

Zona e re e gërmimit gjendet në periferi të qytetit juglindor Vienne rreth 30 kilometra në jug të Lionit.

Zbulimi u bë derisa në atë parcelë po përgatitej të niste ndërtimi i një kompleksi të madh banimi. Ministria franceze e kulturës e shënjoi hapësirën dhe më pas vazhdoi gërmimi i një “gjetjeje të jashtëzakonshme”, pllaka, mozaikë dhe një shkollë filozofike.

Lagjja romake besohet të ketë shtëpi që datojnë qysh prej shekullit I, por supozohet që aty të ketë qene një vendbanim qysh prej shekullit II para erës sonë. Siç ka raportuar AFP-ja duket se është braktisur pas një serie zjarresh. Ndër strukturat që ende ruhen janë edhe ato të objektit të njohur si Shtëpia Bacchanalian.

Ndërkohë që një zjarr duket se ka përfshirë katin e parë, çatinë dhe ballkonin e shtëpisë luksoze, pjesët e strukturës. Ndër to, tjegulla mermeri, kopshte ekspansive dhe një sistem furnizimi me ujë. Arkeologët e udhëhequr nga Clementi besojnë se shtëpia duhet të ketë pasur pronar ndonjë tregtar të kamur.

“Ne do të jemi në gjendje ta rikthejmë këtë shtëpi nga dyshemeja deri në kulm “, ka thënë Clementi për AFP.

Një hapësirë e mozaikëve që përshkruan hyjin e gjahut Pan, rrëmbimin e Thalias, muzën e teatrit dhe mbrojtësen e komedisë, gjithashtu thuhet se u gjet në këtë lokalitet. Arkeologët gjithashtu gjetën një ndërtesë të madhe në vendin e një tregu të mëparshëm që besohet të ishte rezervuar për përdorim publik.

Clementi beson se aty të ketë qenë edhe një shkollë e filozofisë. Studiuesit shpresojnë t’i restaurojnë këto gjetje për ta bërë të mundshme hapjen e një ekspozite në Muzeun e Qytetërimit Gallo-Romak në Vienne deri në vitin 2019.

Gërmimet arkeologjike në këtë lokalitet do të vazhdojnë deri në fund të vitit duke dhënë hapësirë për zbulime të tjera, përgatiti Koha. (b.an)

 

Next Post
Shkëmbim zjarri nga makinat te “Komuna e Parisit”, plagoset rëndë 24-vjeçari

Shkëmbim zjarri nga makinat te "Komuna e Parisit", plagoset rëndë 24-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS

September 11, 2026
Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

September 11, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

September 11, 2026
Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Rama flet për udhëtimet: Kam bërë 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, i kam matur me truprojë

September 11, 2026
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

September 11, 2026
E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com