• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kjo verë ka qenë e gjitha në punë për Bashkinë, investime në çdo lagje

by Java News
02/08/2017 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga lagjet më të vjetra të Saukut, ku mbizotërojnë shtëpi private dhe pallate 5-katëshe të ndërtuara para viteve ‘90, po merr një pamje krejt të re me rrugë, trotuare, ndriçim dhe hapësira të gjelbra, në funksion të përmirësimit të jetesës së banorëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Besnik Baraj inspektoi fillimin e punimeve për rikualifikimin e bllokut të banimit në Rr. “Osma”, ku theksoi se puna do të vijojë me ritme të shpejta gjatë gjithë verës. “Kjo verë ka qenë e gjitha në punë për Bashkinë e Tiranës. Ky është një investim i cili po bëhet me forcat e bashkisë, një mënyrë për të treguar se kur bashkia menaxhohet në mënyrë nikoqire, megjithëse taksat i kemi modeste, megjithëse shpenzimet i kemi të larta, arrijmë të bëjmë gjëra që nuk janë bërë prej shumë vitesh. Ndaj mezi pres që t’i shkojmë kësaj pune deri në fund dhe deri në fund të verës, kur edhe banorët të jenë kthyer nga pushimet, të kemi mbaruar Rr. ‘Osma’”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ky investim është tregues i vizionit të Bashkisë së Tiranës për të investuar edhe në nivel kapilar në çdo lagje, për përmirësimin e infrastrukturës. “Më vjen mirë që tani kemi kaluar në nivel kapilar dhe ashtu siç premtuam në fushatë, që do të ktheheshim për të mbajtur fjalën, siç kemi punuar në qendër, do të fillojmë të punojmë edhe në periferi. Punuam nga ana tjetër e autostradës, te Rr. “Herman Gmeiner”, pastaj bëmë lidhjen me krahun tjetër të Saukut, rreth e qark Pallatit të Brigadave, dhe tani po punojmë në krahun tjetër të Rrugës së Elbasanit”, tha Veliaj, duke siguruar se ky ritëm do të mbahet në çdo lagje të kryeqytetit, duke ndërhyrë çdo ditë për një punë të re.

Kreu i Bashkisë kërkoi bashkëpunimin e banorëve për lirimin e hapësirave të cilat bëhen pengesë në realizimin e projekteve që kanë rëndësi për të gjithë komunitetin. “Dua t’u kërkoj bashkëpunim të gjithë banorëve. Sa herë që qytetarët shohin një trotuar të ngushtë, do të thotë se na është refuzuar bashkëpunimi nga banori që ka shtëpinë aty ngjitur. Sigurisht, me procedura shpronësimi apo me sherre në komunitet asnjë nuk do që t’i futet këtyre andrallave, ndaj edhe kërkoj bashkëpunim”, u shpreh ai. Veliaj deklaroi se përfitues nga lirimi i këtyre hapësirave janë vetë pronarët, jo vetëm sa i përket rritjes së vlerës së pronës së tyre, por edhe të zhvillimit të saj.

“Një shtëpi me trotuar, ku fëmija nuk del drejt e në rrugën e makinës, është një shtëpi më e sigurtë. Ndaj të parët që përfitojnë janë ata vetë. Sigurisht, edhe komuniteti ka ku të ecë. Ne nuk do të jetojmë 100 vjet, do të jetojmë mjaftueshëm për të lënë një emër të mirë në komunitet dhe secili mund ta bëjë këtë, jo duke qenë ndonjë zyrtar i lartë, por duke ofruar qoftë edhe hapësirën e avllisë së vet që të ketë mundësi për të ndërtuar një trotuar”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se në këtë lagje do të nisë edhe ndërtimi i këndit të lojërave ku fëmijët do të kenë hapësirën e tyre ku mund të luajnë në mënyrë të sigurtë.

Deputeti i PS, Besnik Baraj vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës për të ndërhyrë në çdo lagje. “Siç po provohet dita ditës, Bashkia e Tiranës është në krye të punëve, si para fushatës edhe pas fushatës. Unë jam i bindur, ashtu siç po bëhet kjo rrugë, do të bëhen edhe rrugë të tjera. Padyshim komuniteti do ketë një mundësi të shikojë dhe të vlerësojë atë shërbim që i jep bashkia komunitetit”, tha Baraj.

Next Post
Neymar bën gati valixhet, përshëndetet me shokët e skuadrës (VIDEO)

Neymar bën gati valixhet, përshëndetet me shokët e skuadrës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

October 2, 2026
Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

October 2, 2026
Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

October 2, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Të shtënat me armë tek “Ali Demi”, shpallen në kërkim dy persona

October 2, 2026
SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

October 2, 2026
Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

October 2, 2026
Zelensky: Putin urdhëroi braktisjen e rregullave të luftës -

Zelensky: Putin urdhëroi braktisjen e rregullave të luftës –

October 2, 2026
Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

October 2, 2026
Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

October 2, 2026
Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com