• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hiper-vetura e Ferrarit 1000 kuajfuqi, rival i Aston Martin Valkyrie

by Java News
24/07/2017 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aston Martin Valkyrie padyshim do të jetë një veturë shumë mbresëlënëse, por shumica mendojnë kjo kompani do të konkurrojë McLarenin dhe Ferrarin. Tashmë dihet që Valkyrie do të ketë më shumë se 1000 kuajfuqi dhe se do të peshojë 1029 kilogramë, si dhe se do të jetë legal për shumicën e rrugëve publike, transmeton Koha.net.

Fansat e veturave presin me padurim edhe ardhjen e rivalëve nga McLaren dhe Ferrari. Ndërkohë, dizajneri Alex Imnadze Baldini ka shpalosur idenë e tij se si do të duket modeli i Ferrarit, i cili do të rivalizonte “bishën” e Aston Martinit.

Dizajneri, këtë projekt e ka emëruar Concept P3/Scuderia Baldini dhe hiper-vetura e tij është frymëzuar nga modeli legjendar Ferrari P3, i cili ka garuar në fund të viteve 60-ta dhe në fillim të viteve 70-ta. Natyrisht, Baldini është përkujdesur për dizajnin futuristik.

Pjesa e përparme disi ngjan në modelin origjinal P3, por, dritat e holla LED dhe kabina e mbyllur me xhama të errët këtij modeli i japin një pamje moderne. Karroceria është aerodinamike dhe rrotat kanë një pamje “agresive”. Ndërkaq, në pjesën e pasme gjenden dy difuzerë “agresivë”, si dhe një palë drita të pasme të “frikshme”.

Për një hiper-veturë të tillë, Ferrari do të duhej ta bënte me sistemin e tërheqjes hibride dhe do të kishte më shumë se 1000 kuajfuqi. Për momentin, Ferrari nuk ka ndonjë plan për një hiper-veturë të tillë, porse çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk dihet, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Lu ndjek në këmbë betimin e Metës President

VIDEO/ Lu ndjek në këmbë betimin e Metës President

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

August 18, 2026
Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

August 18, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

August 18, 2026
“Dua të tregoj të vërtetën për të”- Vëllai i Princeshës Diana boton libër për jetën e saj: Ju rrëfej motrën time, ja çfarë më bindi…!

“Dua të tregoj të vërtetën për të”- Vëllai i Princeshës Diana boton libër për jetën e saj: Ju rrëfej motrën time, ja çfarë më bindi…!

August 18, 2026
Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

August 18, 2026
Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

August 18, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

August 18, 2026
Humbin jetën në aksident drejtoresha e gjigantit të modës “Dior” dhe partneri i saj producent i njohur filmash në Francë!

Humbin jetën në aksident drejtoresha e gjigantit të modës “Dior” dhe partneri i saj producent i njohur filmash në Francë!

August 18, 2026
Tërmeti katastrofik me 289 viktima në Kolumbi, kostoja e dëmeve shkon në mbi 9,5 miliardë dollarë!

Tërmeti katastrofik me 289 viktima në Kolumbi, kostoja e dëmeve shkon në mbi 9,5 miliardë dollarë!

August 18, 2026
Ministri Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror të Artit në hapësirat publike! Ja si funksionon

Ministri Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror të Artit në hapësirat publike! Ja si funksionon

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com