• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT / Ja suveniret me të cilat Tirana do t’u prezantohet turistëve të huaj

by Java News
22/07/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Numri i turistëve që vizitojnë Tiranën ka ardhur gjithnjë e në rritje. Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej, Reja, Bunk Art janë vetëm disa nga atraksionet që turistët dëshirojnë që të vizitojnë dhe të marrin një kujtim nga kryeqyteti.  Për herë të parë, Tirana ka tashmë edhe një produkt turistik, që përfaqëson më së miri qytetin në të gjitha dimensionet kulturore dhe historike, që mund t’i rezistojnë kërkesave të tregut dhe pritshmërive të turistëve që e vizitojnë kryeqytetin.

 Bashkia e Tiranës shpalli dje fituesit e konkursit për dizenjimin e suvenirëve, ku morën pjesë më shumë se 40 artistë që paraqitën punimet e tyre për mënyrën se si Tirana duhet t’u prezantohet turistëve të huaj.

 Por cilat janë disa nga suveniret më të bukura të cilat do të shërbejnë edhe si simbol i identitetit të Tiranës për turistët anekënd botës?

 Këto produkte janë suvenire artizanale të prodhuara sipas metodave tradicionale, por sigurisht që ka edhe element të dizajnit modern që ndërthuren me motivet tradicionale.

 Një prej produkteve të veçanta që do të shërbejnë si suvenir është një shishe e  dizenjuar në formën e një valltareje tradicionale.

Pjesa e ngjyrosjes dhe e dekorimit është tërësisht artizanale, duke bërë kësisoj që ky suvenir të bartë një pjesë shpirti nga dekoruesi i tij e të gëzojë të gjithë cilësisë e në punimi artisanal në shkallën më sipërore.

 Por krahas suvenireve artizanale dhe që përfaqësojnë më së miri traditën e kryeqytetit, janë edhe produktet krejtësisht inovative që ndoshta mund të mos frymëzohen nga tradita, por që arrijnë të mbërthejnë thelbin e të jetuarit në Tiranën bashkëkohore duke u kthyer në simbol të identitet të saj. Një sferë druri ose plastike e cila gjatë lëvizjes së saj shfaq imazhe të ndryshme të qytetit të Tiranës dhe të monumenteve kryesore është një nga punimet që pritet të tërheqë mjaft turistët.

 Nuk mund të mungonin për turistët edhe bluzat, ku  në të janë të stampuar figurat më të rëndësishme të kombit tonë, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, etj, apo figura të cilat përcjellin mesazhe të ndryshme duke i bërë ato mjaft të veçanta.

 Për më tepër, shihni disa nga punimet fituese të cilat do të përfaqësojnë Tiranën në të gjitha dimensionet kulturore dhe historike në sytë e turistëve./a.ç

Next Post
Mourinho po kërkon edhe një transferim të fundit

Mourinho po kërkon edhe një transferim të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, Hezbollah akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

August 14, 2026
Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

August 14, 2026
Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

August 14, 2026

Shqiptarët mbajnë lidhje të forta, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

August 14, 2026
Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com