• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shfaqet Bitcoin ATM i parë në Kosovë

by Java News
18/07/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jetojmë në një epokë kur monedhat kriptografike janë bërë temë diskutimi nga mediat, shoqëria civile dhe investitorët. Sa më shpejtë të kuptohet kjo lëvizje si një risi teknologjike e ashtuquajtur BlockChain e cila vjen nga transformim madh i Teknologjisë së informacionit, aq më i lehtë dhe me më pak pasoja do të jetë adaptimi i saj në një shoqëri apo shtet ligjor.

Sot në shtetet e zhvilluara, shumë shërbime, produkte kanë filluar të ofrohen kundrejt monedhës Bitcoin.Që nga Hotelet, karburanti, food delivery dhe deri taksat qeveritare siç është rasti i Gjermanisë, janë përshtatur transformimit teknologjik, pra duke u bërë pjesë e këtij komuniteti të madh global.

E ndërsa në Prishtinë dhe Tiranë, institucionet qeveritare si Doganat e Kosovës, apo Banka e Shqipërisë dalin me deklarata edukative, duke bërë apel për maturi në përdorimin e monedhave kriptografike, si gjithmonë sektori i biznesit është aktori proaktiv i cili bën hapin e parë.Është pikërisht kompania Albvision Ltd e cila sjell këtë risi në Prishtinë. ATM-në e parë të saj të monedhës virtuale Bitcoin, me premtimin se Tirana dhe Shkupi do të jenë dy destinacionet e radhës të furnizimit me ATM të këmbimit të parasë virtuale.

ATM-ja BATMTëo është zhvilluar nga GeneralBytes dhe janë implementuar mbi 500 të tilla në mbarë botën.

Kjo ATM pritet të ofrojë disa prej monedhave virtuale më të përdorura si Ether, Dash, Bitcoin, Doge dhe LiteCoin. Kosova i bashkohet listës së 57 shteteve të botës të cilat operojnë një ATM të monedhave virtuale. Numërohen plot 1340 ATM, 226 operatorë dhe 21 prodhues të ATM-ve për këmbimin e monedhës virtuale në mbarë botën.

ATM vjen në një kohë kur interesi për monedhat virtuale është rritur ndjeshëm në Shqipëri dhe Kosovë. 800 mijë Euro janë shpenzuar për blerjen e pajisjeve që prodhojnë këto monedha në Kosovë shpreheshin dy javë më parë institucionet doganore.

ATM-ja, ku qytetarët e Kosovës mund të blejnë dhe shesin Bitcoin, do të vendoset në qendër të Prishtinës. Transaksionet e para do të kryhen vetëm në Bitcoin ndërsa në të ardhmen edhe në 10 monedha të tjera virtuale.

Bitcoin është monedha virtuale më popullore në botë me një vlerë tregu prej 40 miliard dollarësh. Që nga fillimi i vitit ajo pati një rritje të konsiderueshme duke prekur vlera rekord prej 3,000 dollarësh gjatë muajit Qershor.

Albvision bëri të ditur se së shpejti edhe Tirana do të ketë ATM-në e saj të parë të monedhës virtuale.

Albvision themeluar në 2000 në Kosovë ushtron aktivitetin e saj në sektorët e sistemeve të informacionit dhe sigurisë, bankarë, postarë, energjetik, telekomunikacionit, komunikimit me mbi 10 vite eksperiencë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
FOTO/ Vlorë sekuestrohet një tjetër sasi droge kanabis sativa, prangoset i dyshuari

FOTO/ Vlorë sekuestrohet një tjetër sasi droge kanabis sativa, prangoset i dyshuari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In