• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës dhe UKT në terren, gjoba për ata që shpërdorojnë ujin e pijshëm (FOTOT)

by Java News
29/06/2017 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UKT dhe Bashkia e Tiranës janë angazhuar në përballimin e situatës së emergjencës që ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur. Grupet e Task-Forcës prej ditës së sotme janë shpërndarë në terren, ku po bëjnë monitorimin e situatës dhe evidentimin e të gjitha rasteve të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet si dhe të shpërdorimit të ujit.

Fokusi i tyre kanë qenë linjat e transmetimit në periferi të Tiranës si Paskuqani, Kashari, Mëzes, Shkoza, Babrruja etj, si dhe rrjeti i shpërndarjes brenda në qytet, përfshi subjektet private dhe shtëpitë që kanë bahçe dhe lulishte. Në ditët e para të këtij aksioni, grupet e Task-Forcës kanë evidentuar një sërë rastesh të lidhjeve të paligjshme dhe të përdorimit të ujit të pijshëm për qëllime të tjera, kryesisht për ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore.

Nuk kanë munguar as rastet e tjera të shpërdorimit të ujit të pijshëm për larje të rrugëve apo ambienteve të tjera private. Grupet e punës pasi kanë bërë prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet, kanë vendosur një sërë gjobash për të gjithë shkelësit e ligjit dhe abuzuesit me ujin.

 Ndërkohë, grupet e Task-Forcës, duke filluar që nga dita e nesërme, për çdo rast të shpërdorimit që do të konstatohet, do të do të bëjnë edhe denoncimin në organet kompetente.

Shqipëria në fakt nuk është e vetmja që po vuan thatësirën e zgjatur të shoqëruar me temperatura të larta dhe mungesën e ujit të pijshëm, pasi edhe shumë vende evropianë si Italia, Britania e Madhe apo Irlanda janë përfshirë nga vala e të nxehtit, ndërsa janë përballur me një krizë të furnizimit me ujë të pijshëm, duke i detyruar autoritetet që të marrin masa ekstreme për përballimin e situatës./a.ç

Next Post
Ambasada e SHBA sqaron qytetarët: Dokumentet që ju duhen për të marrë vizë

Lotaria/ Ambasada amerikane: Kujdes! Ja si mund të përfitoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve po kthehen në problem serioz

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve po kthehen në problem serioz

June 14, 2026
Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme

Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme

June 14, 2026
“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!

“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!

June 14, 2026
Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, ekstradohet nga Spanja djali i Erzen Breçanit

Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, ekstradohet nga Spanja djali i Erzen Breçanit

June 14, 2026
U dënua me 15 vite burg nga Gjykata e Posaçme për trafik droge drejt Italisë, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

U dënua me 15 vite burg nga Gjykata e Posaçme për trafik droge drejt Italisë, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

June 14, 2026
“Rihapje e plotë e Ngushticës së Hormuzit”, Trump konfirmon lajmin: Paqja me Iranin firmoset sot

“Rihapje e plotë e Ngushticës së Hormuzit”, Trump konfirmon lajmin: Paqja me Iranin firmoset sot

June 14, 2026
Përballja Albini-Vjosa

Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën

June 14, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje arrin në 51 mandate falë diasporës, e pëson AAK-ja

Zgjedhjet në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje arrin në 51 mandate falë diasporës, e pëson AAK-ja

June 14, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In