• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta ekstravagante e Johnny Depp vlen dy milionë dollarë në muaj

by Java News
17/05/2017 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-menaxherët biznesorë të Johnny Depp kanë bërë të ditur se aktori bën një jetë tejet ekstravagante saqë shpenzon dy milionë euro në muaj, këtu përfshihen shpenzimet që i bën për pronat e shumta të tij, posedon 45 vetura luksoze, 70 kitara të shtrenjta dhe ka një apetit tejet të madh për verën.

Aktori shpenzon 30.000 dollarë në muaj vetëm për verë

Depp i ka akuzuar menaxherët e bizneseve të tij në dhjetor të vitit 2016 për keqmenaxhim, mospagim të tatimeve, se kanë bërë huazime të paautorizuara dhe kanë bërë mbipagesa për sigurim dhe shërbime të tjera që i kanë kushtuar dhjetëra miliona dollarë duke i shkaktuar telashe financiare. Me këtë rast, ai ka kërkuar dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh.

Depp posedon koleksion prej 70 kitarave të shtrenjta

Dhe në kuadër të kundërakuzës, menaxherët e tij kanë përmendur mënyrat ekstravagante të jetesës së aktorit që i kanë kushtuar shumë shtrenjtë.

Një prej rezidencave të Johnny Depp

Sipas The Hollywood Reporter, Depp ka shpenzuar 75 milionë euro për të siguruar, rinovuar dhe furnizuar 14 rezidencat e tij anekënd botës. Në këtë listë përfshihet vila prej 13.5 milionë dollarësh në jug të Francës, pastaj ishujt në Bahamas, disa shtëpi në Hollyëood dhe një apartament luksoz në Los Angeles. Ai posedon edhe një fermë kuajsh në Kentucky, ndërsa të gjitha pronat e përmendura kanë staf të plotë që paguhen për punët që i kryejnë.

‘Corvette 1959’, një prej veturave të shtrenjta të Depp

Aktori ka shpenzuar miliona euro edhe në veturat luksoze. Ai posedon plot 45 automjete të tilla.

Jahti që e shiti për 25 milionë euro

Depp ka pasur një jaht jashtëzakonisht luksoz, të cilën ia ka shitur autorit të “Harry Potter”, JK Rowling, për 25 milionë euro.

Ndërtesa ku i bleu pesë apartamente

Në periudhën 2007-2008, ai bleu pesë apartamente nën kulm në ndërtesën Eastern Columbia në Los  Angeles. Që atëherë, 53-vjeçari i ka shitur dy prej tyre për 12.78 milionë euro.

Një aeroplan Gulfstream GV me të cilin udhëton aktori

Depp refuzon të fluturojë me diçka tjetër, pos aeroplanit privat dhe vetëm për udhëtimet e tija mujore shpenzon 200.000 dollarë në muaj.

Stolitë janë pasioni i Depp

Ai ka po ashtu koleksione të stolive të shtrenjta që shpesh i mban me vete. Përmendet një rast kur Depp kishte hyrë në një dyqan stolish dhe ka dalë jashtë me një manshetë diamanti në vlerë prej 400.000 dollarësh.

Nga koleksionet e Depp

Aktori ka shpenzuar shumë miliona dollarë duke blerë koleksione të rralla dhe të shtrenjta hollivudiane, në mesin e tyre gjësende që i kanë poseduar Marilyn Monroe dhe Marlon Brando gjatë jetës së tyre. Po ashtu, Johnny ka blerë edhe vepra të shtrenjta artistike.

Punëtorët në rezidencat e tij dhe stafi i sigurimit i kushtojnë Deppit plot 300.000 dollarë në muaj. Për më shumë, ai ka shpenzuar rreth 10 milionë dollarë ndër vite duke i ndihmuar financiarisht miqtë, familjarët dhe disa prej punonjësve të tij.

Nëna e Johnny Depp

Këtu përfshihen shpenzimet për jetën e motrave të tij dhe nënës së ndjerë. Ai i kishte blerë nënës një shtëpi shumëmilionëshe në Hollyëood dhe shpenzonte 35.000 dollarë në muaj gjatë kohës sa ajo ishte e sëmurë.

Po ashtu, Depp kishte themeluar një studio muzikore për një shok të tij të fëmijërisë që i ka kushtuar katër milionë dollarë.

Depp ka shpenzuar miliona për të plotësuar ëndrrat e miqve dhe familjarëve

Ndoshta shpenzimi më i veçantë i tij janë pesë milionë dollarët që i ka shpenzuar për të përmbushur ëndrrën e mikut të tij, Hunter S. Thompson, për t’ia shpërndarë hirin në mënyrë shumë të veçantë mbi Aspen të Colorados, pas vdekjes së shkrimtarit në vitin 2005.

Nëse kjo nuk do të mjaftonte, ai ka borxh prej 55.000 dollarësh në kredit kartela

Sa i përket sjelljeve gjatë realizimit të filmave, është thënë se aktori ka shkaktuar probleme gjatë xhirimeve të vazhdimit të ri, “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, duke pirë shumë dhe duke u vonuar në xhirime, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Zëri i Amerikës: Data e zgjedhjeve mban peng marrëveshjen Rama-Basha

Data e zgjedhjeve mban peng finalizimin e marrëveshjes, Rama pranon deri në fund të qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In