• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili: Vota për LSI-në është shans për të gjithë Shqipërinë

by Java News
15/05/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së të qarkut të Fierit. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kandidatët për deputet të LSI-së në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho, Robert Bitri, Klajdi Bogdanaj, etj. Gjithashtu, në kët aktivitet mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në kuadër të turit falënderues me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë fjalës së saj në këtë takim, kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho u shpreh se LSI ka një program konkret për arsimimin e të rinjve, duke e cilësuar këtë si arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin dhe Shqipërinë.

“Jam e bindur se një arsim cilësor është arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin për të ndryshuar Shqipërinë”, – tha kandidatja për deputete e LSI-së teksa shtoi se vota për LSI-në, është vota për rinjtë dhe për shansin që Lëvizja Socialiste ofron për të gjithë.

“Vota për LSI-në është vota për të rinjtë dhe të rejat e Fierit. Është vota për të ardhmen tonë. Besoj te politika që kujdeset për njerëzit. Unë besoj te politika që është aty për të zgjidhur hallet dhe shqetësimet, unë besoj te politika e qetësisë dhe e tolerancës, që largon atë politikë konfliktuale, që nuk e do asnjë”.

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Fierit, theksoi se vota për LSI-në është një shans për të gjithë Shqipërinë pasi është forca politike më konstruktive.

“Në këtë shesh fryn era e fitores. Jemi forca e parë politike më pozitive, më konstruktive që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Vota për LSI-në është shans për të gjithë Shqipërinë”,- u shpreh Kryetari i LSI-së.

Para të rinjve të qarkut të Fierit mbajti një fjalë përshëndetëse edhe ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pasi i falënderoi të pranishmit për mbështetjen e dhënë ndër vite, ai vlerësoi rolin e të rinjve duke u shprehur se ata janë faktor vendimtar për të ecur në rrugën e progresit.

“Na duhen të rinjtë dhe të rejat që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e progresit”,- tha Ilir Meta. /ma.me

Next Post
Kreu vrasje në 1997-ën, 53-vjeçari shqiptar arrestohet në Selanik

Kreu vrasje në 1997-ën, 53-vjeçari shqiptar arrestohet në Selanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com