• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

James trondit Realin: Ose Zidane, ose unë

by Java News
14/05/2017 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

James Rodriguez po luan sezonin e fundit në “Santiago Bernabeu”. Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, do të largohet gjatë verës nga Real Madridi.

Sipas drejtorit të “Ok Diario”, Eduardo Inda, 25 vjeçari do t’i thotë lamtumirë Realit në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Ai e ka bërë këtë të ditur në “El Chiringuito de Jugones”, i cili gjithashtu tha se kolumbiani ka biseduar ditë më parë me numrin një të klubit, Florentino Perez.Inda bën të ditur se James ka pyetur Perezin nëse trajneri francez do të jetë edhe sezonin e ardhshëm te “Los Blancos”, përgjigjja e të cilit ishte e shkurtër “Po”.

“Presidenti e pyeti fillimisht Jamesin se ‘çfarë do të bësh’ sepse klubi e di se ai është lojtar i jashtëzakonshëm.

James dëshiron të qëndrojë, por siç kam thënë edhe më parë, Zidane nuk dëshiron ta shohë atë as në foto”, tha fillimisht Inda, përcjell Gazeta Express.“Më pas ai vendosi ta pyes Perezin. Presi, do të qëndrojë Zidane, Perez i përgjigjet ‘po ai do të jetë trajner i Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm’. James më pas i thotë: ‘nëse Zidane qëndron, unë do të largohem nga Reali”, u shpreh më tej Inda në “El Chiringuito de Jugones”.

BORUSSIA DORTMUND-REAL MADRID

“Unë e kam thënë këtë disa herë këtu që disa muaj dhe tashmë kjo është konfirmuar dhe Jorge Mendes po kërkon klub për të, që do të jetë nga Premierliga”, shtoi ai.

“James mund të përfundojë në Chelsea së bashku me Moratan, por opsion është edhe Manchester United.  Po shikohet mundësia që të shkëmbehet me David de Gean”, shtoi më tej Inda.

Ky vendim i James vjen pasi situata nuk ka ndryshuar me të, pavarësisht se Zidane i premtoi atij më shumë minuta në fillim të këtij viti, kur kolumbiani tha haptazi në dhjetor 2016: “nëse nuk do të luaj më shumë, do të largohem dhe kam një javë kohë për të menduar”.

Në fund James qëndroi dhe trajneri francez i premtoi atij më shumë minuta, minuta të cilët nuk po ia siguron, pasi James nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshje të rëndësishme të këtij sezoni, duke qenë zëvendësues i zëvendësuesve.

Ai ka luajtur vetëm pak minuta ndaj Barcelonës, ku ka shënuar edhe gol, por nuk ka luajtur fare në dy ndeshjet ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe as në dy sfidat ndaj Atletico Madridit.

Para James po vazhdojnë të luajnë Asensio e Vasquez, sinjale të qarta këto që Zidane nuk beson në cilësitë e kolumbianit dhe po e përdor lojtarin vetëm atëherë kur i pushon ata të ekipit të parë.

Për lojtarin janë të interesuara shumë skuadra, por Inda tha në “El Chiringuito de Jugones”, se James do të shkojë në Chelsea ose Manchester United. Ekipi i Jose Mourinhos këmbëngul për kolumbianin.Mediat angleze raportojnë se tashmë 25 vjeçari ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq” dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në “Old Trafford”, kjo pasi agjenti i kolumbianit, Jorge Mendes, është edhe agjent i Jose Mourinhos.

Kujtojmë se James ka bërë 30 paraqitje deri më tani këtë edicion për “Los Blancos”, në shumicën prej tyre ka ardhur nga stoli dhe ka shënuar 11 gola, citohet ”Gazeta Express”. (b.an)

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In