• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana Art Fest”/ Publikohen fituesit në këngë kërcim, aktrim dhe kostumografi

by Java News
04/05/2017 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas një rrugëtimi të gjatë, i cili ka kaluar nëpër të gjitha gjimnazet e Tiranës, u zhvillua dje në mbrëmje edicioni i dytë i “Tirana Arta Fest”. E kthyer tashmë në një traditë për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës në gjimnazet e kryeqytetit, “Tirana Art Fest” shpalli fituesit në të gjitha zhanret dhe disiplinat si këngë, kërcim, aktrim dhe kostumografi.

Çmimi i parë në këngë shkoi për Rea Nuhun, artisti i ri më i mirë u shpall Bertila Bruka, ndërsa grupi më i mirë në këngë u shpall ai i gjimnazit “Qemal Stafa”. Ndërsa, grupi më i mirë në kërcim u shpall ai i gjimnazit “Ismail Qemali” dhe në Hip Hop gjimnazi “Partizani”.

Një risi për këtë edicion ishte edhe pjesëmarrja e shkollave dhe gjimnazeve të zonave rurale, ku për herë të parë grupi më i mirë Folk u shpall ai i shkollës “Ibrahim Hasmema”, Petrelë, ndërsa grupi më i mirë i djemve ai i shkollës “Sadik Stavileci”, Kashar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e dytë të “Tirana Art Fest” dhe theksoi se kjo është një mundësi për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e talentuar.

“Pas disa vitesh ndërprerje, rikthimi i “Tirana Art Fest” vjet dhe sivjet tregon që, kur një qytet do të bëjë gjëra të mira e të bukura, kur një qytet do që t’u japë një shans të rinjve, bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme, të cilat veç e veç nuk i bëjmë dot. Ndaj, jam shumë krenar për të gjithë ju, pavarësisht sa çmime morët apo sa certifikata do të çoni në shtëpi. Besoj se të rinjtë e Tiranës janë të rinjtë më idealistë, më të talentuar dhe më fantastikë që ka nxjerrë Shqipëria”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi në mënyrë të veçantë të gjithë nxënësit e shkollave dhe gjimnazeve të ish-komunave, të cilët iu bashkuan për herë të parë kësaj nisme.

“Transformimi i Tiranës në një qytet të madh, që ka përfshirë të 24 njësitë, nuk është mirë vetëm për investime në infrastrukturë, por mbi të gjitha siç po provohet sot, edhe për investime në kulturë. Kur kaq shumë shkolla që deri dje konsideroheshin të periferisë se ishin në Kashar, në Mullet, në Krrabë, në Zall-Herr, sot kanë të njëjtin shans, kanë të njëjtën skenë, kanë të njëjtët trajnerë dhe të njëjtën mundësi për të qenë të suksesshëm edhe për t’ia dalë, edhe në Tiranën tonë të madhe”, tha kryetari Veliaj.

Fituesit
Në këngë
Çmimi i parë – Rea Nuhu

Çmimi i dytë – Kejtlin Sejdarasi

Çmimi i tretë – Elisa Kumrija

Artisti i ri më i mirë – Bertila Bruka

Stil dhe origjinalitet – Ambra Jaçaj

Grupi më i mirë – Gjimnazi “Qemal Stafa”

Në kërcim 
Grupi më i mirë- Street Creë – Gjimnazi “Ismail Qemali”

Grupi më i mirë Hip Hop – Grace Creë – Gjimnazi “Partizani”

Grupi më i mirë Folk- Shkolla “Ibrahim Hasmema”, Petrelë

Grupi më i mirë i Djemve – Shkolla “Sadik Stavaleci”, Kashar

Grupi më i mirë i Vajzave – Color Creë, Gjimnazi “A.Z Cajupi”

Kërcimi më i mirë solo – Joana Janushi, Kolegji “Don Bosko”

Dueti më i mirë – Bedri Llagami, Vaqarr

Grupi i ri më i mirë- The Freks – Gjimnazi “Myslym Keta”

Kostumografia më e mirë- Gang BMK – Gjimnazi “Sinan Tafaj”

Fabula Koreografike – Fusion – Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

ma.me
Next Post
Legjislatura e fundit, Dade e Dokle e bëjnë “Gëzuar” me Metën

Legjislatura e fundit, Dade e Dokle e bëjnë "Gëzuar" me Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In