• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomatë hungarezë pranë MPJ, do të ofrojë ekspertizë për çeljen e negociatave

by Java News
10/04/2017 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomatet hungareze do të atashohet pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të ofrojë ekspertizë për procesin para përgatitor për çeljen e negociatave. Kjo u be e editur gjate nje takimi mes Ministrit te Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati me Ministrin e Shtetit për Diplomacinë Ekonomike të Hungarisë, Levente Magyar, i cili gjendet për një vizitë pune në Tiranë, në kuadrin e takimit mes bizneseve hungareze dhe atyre shqiptare. Gjatë takimit, ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy vendeve tona.

Dy bashkebiseduesit kane vleresuar se vendosja e linjës ajrore Tiranë-Budapest, e cila filloi fluturimet e saj më 5 prill 2017, do t’i shërbejë edhe më shumë forcimit të kontakteve mes njerëzve dhe bizneseve, duke rritur në të njëjtën kohë numrin e turistëve hungarezë në Shqipëri. Hungaria është e gatshme të ketë një zyrë të përfaqësimit të turizmit shqiptar në Budapest, e cila do të shërbejë në promovimin e brigjeve më të bukura dhe ende të paeksploruara të Europës.

Ministrat diskutuan edhe mbi mundësinë që Qeveria hungareze ofron për sipërmarrjet shqiptaro-hungareze nëpërmjet linjës së kredisë së butë Credit Line (ofruar përmes Exim Bank) për investime në fushën e energjisë, infrastrukturës, menaxhimit të ujërave e fusha të tjera me interes të përbashkët.

Në vijim, Ministri Levente i prezantoi Ministrit Bushati diplomaten hungareze që do të atashohet pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të ofrojë ekspertizë për procesin para përgatitor për çeljen e negociatave, çka është një tjetër tregues i mbështetjes së vazhdueshme të Hungarisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë në BE.

Duke vlerësuar progresin e bërë dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare në përmbushjen e reformave, Ministri Levente garantoi se Hungaria do të vazhdojë të jetë një avokate e integrimit të vendit tonë në BE.

Lidhur me zhvillimet e fundit në rajon, dy Ministrat theksuan nevojën e një roli më proaktiv të BE-së në Ballkanin Perëndimore dhe riafirmimin e perspektivës së tyre europiane. Më tej, Ministri Bushati vlerësoi si tepër të rëndësishëm rolin e Hungarisë në mbështetjen që i ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në BE.

Ministri Levente, i cili është edhe bashkë-kryetar i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të Bashkëpunimit Ekonomik, gjendet në Shqipëri për të marrë pjesë në konferencën “Shqipëri-Hungari: Sjellim së bashku profesionistët e biznesit dhe ujit”, në të cilën marrin pjesë sipërmarrje hungareze dhe shqiptare. Gjatë kësaj konference, e cila po zhvillon punimet në Tiranë gjatë ditës së sotme, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit “Për Ndihmën Reciproke në Fushën e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Mbikëqyrjes së Tregut”.  ​

ma.me


Next Post
Komiteti i Stabilizim Asociimit: Brukseli të hapë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE

Bojkoti i PD/ Brukseli: Debati politik të zhvillohet në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

August 17, 2026
“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

August 17, 2026
BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

August 17, 2026
Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

August 17, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

August 17, 2026
Presidenti Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA -

Goditje për Trumpin para zgjedhjeve, sondazhi nxjerr shifrën alarmante: 53% e amerikanëve ndihen më keq ekonomikisht

August 17, 2026
Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, shqiptari ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, shqiptari ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

August 17, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

August 17, 2026
Berisha akuza të forta ndaj policisë për arrestimin e Ylli Zallës: Mashtrojnë, ai u dorëzua vetë!

Berisha akuza të forta ndaj policisë për arrestimin e Ylli Zallës: Mashtrojnë, ai u dorëzua vetë!

August 17, 2026
Skadon armëpushimi SHBA-Iran! Negociatat në ngërç, çfarë pritet të ndodhë?

Skadon armëpushimi SHBA-Iran! Negociatat në ngërç, çfarë pritet të ndodhë?

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com