• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pesë rekordet që i mbeten Messit e Ronaldos t’i thyejnë para pensionit

by Java News
25/02/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leo Messi e Cristiano Ronaldo kanë thyer rekorde të shumta gjatë karrierës së tyre të deritanishme, por para se të pensionohen ata kanë ende rekorde për të thyer.

  1. Më së shumti gola në një ndeshje në La Liga – 7

Si Messi po ashtu dhe Ronaldo kanë thyer rekorde të shumta ndër vite si në La Liga, po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, por një rekord mbetet i pathyer që 86 vite.

Agustin Sauto i Athletic Bilbaos kishte shënuar shtatë gola në një ndeshje në vitin 1931 – Ronaldo deri më tani në një ndeshje në La Liga ka shënuar dy herë nga pesë gola, kurse Messi ka arritur vetëm katër gola dhe do të tentojnë vazhdimisht të thyejnë rekordin për më shumë gola në një ndeshje të vetme në La Liga.

  1. Më së shumti gola në një sezon Evropian 18 gola

Radamel Falcao është lojtari që ka shënuar më së shumti gola gjatë një sezoni në një kompeticion Evropian. Ai e arriti këtë shifër të pabesueshme sa ishte pjesë e Portos në sezonin 2010/11, duke shënuar 18 gola në 16 paraqitje.

Cristiano Ronaldo është lojtari që ka shënuar 17 gola në një komepticion Evropian. Ai shënoi 17 gola në Ligën e Kampionëve në sezonin 2013/14 duke lënë pra Leo Messin, i cili në një sezon në Evropë ka menaxhuar të shënojë vetëm 14 gola.

  1. Më së shumti Pichichi – Gjashtë


Që të dy, Cristiano Ronaldo dhe ylli i Barcelonës Lionel Messi, kanë fituar trofeun e famshëm Pichichin nga tre herë, por këtë çmim më së shumti e ka fituar legjenda Telmo Zarra – gjashtë herë.

Messi është rrugës së mirë që ta fitojë për herë të katërt. Argjentinasi prin në La Liga me 19 gola, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon me 15.

Ndërsa Alfredo Di Stefano, Quini dhe Hugo Sanchez e kanë fituar Pichichin nga pesë herë, çka do të thotë se Leo Messi dhe Ronaldo kanë punë për të bërë dhe mund të thyejnë këtë rekord vetëm pas 3-4 viteve.

  1. Dy ndeshje me radhë Luis Suarez ka shënuar nga katër gola

Duket e pabesueshme, por Leo Messi e Cristiano Ronaldo duhet të thyejnë edhe një rekord të Luis Suarez. Uruguaini shënoi dy ndeshje me radhë nga katër gola në La Liga, ndaj Sporting Gijon dhe Deportivo La Coruna në sezonin 2015/16.

Ronaldo i është afruar më së shumti, ai dy herë me radhë ka shënuar shtatë gola. Portugezi fillimisht ka shënuar katër gola, pastaj het’trik, krejt prapa qëndron Leo Messi që nuk ka menaxhuar shifra të përafërta me CR7 e Suarezin.

  1. Golashënuesit më të vjetër në Ligën e Kampionëve

 

Legjenda e MIlanit, Paolo Maldini, është lojtari më i vjetër që ka arritur të shënojë gol në finale të Ligës së Kampionëve, 36 vjeç e 333 ditë  – këtë e kishte bërë në finale ndaj Liverpolit në vitin 2005.Ndërsa një tjetër italian, Francesco Totti, është golashënuesi më i vjetër në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve, 38 vjeç e 59 ditë.

Për ta thyer këtë rekord të Tottit (Golashënuesi më i vjetër në histori të Championsit), Ronaldo duhet të shënojë pas një prillit në vitin 2023, derisa Messi në shtator të fazës së grupeve në vitin 2025, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

Next Post
VIDEO/ “Avash se na hutove drejtorin…” Kur Rama i jep lejen e legalizimit vajzës nga Vlora

VIDEO/ "Avash se na hutove drejtorin..." Kur Rama i jep lejen e legalizimit vajzës nga Vlora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In