• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova po përforcohet me katër yje në futboll

by Java News
21/02/2017 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje në fund të muajit mars, miqësore me Kombëtaren e Kamerunit dhe për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018” me Islandën.

Për këto dy ndeshje, për dallim nga sfidat tjera, Kosova prite t’i ketë edhe katër lojtarë të rinj.

Fjala është për sulmuesin e Sheffield Ëednesday, Atdhe Nuhiun, atë të Schalkes Donis Avdijaj, mbrojtësin e Kasimpasa Loret Sadikun, i cili ende nuk ka marrë leje nga FIFA dhe sulmuesin në top formë, Besart Berishën, i cili po shkruan historinë në Australi me Melbourne Victoryn.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, i cili ka vetëm fjalë të mira për treshen sulmuese, në veçanti Berishën.

“Jam shume i lumtur që Berisha do të luajë për Kosovën. Ai është një sulmues i madh me një përvojë të madhe. Kjo do të na shërbej shumë”, tha fillimisht Bunjaki për Express.

“Pres që Donis Avdijaj dhe Atdhe Nuhiu të plotësojnë të gjithë dokumentacionin dhe të jenë gati ndaj Islandës. Po ashtu, shpresoj që Lored Sadiku do të marrë leje nga FIFA që ta përfaqësojë Kosovën”, shtoi më tej Bunjaki.

Kosova gjendet e fundit në Grupin I me vetëm një pikë, që e mori në ndeshjen e parë ndaj Finlandës pas barazimit 1:1, ku Valon Berisha shënoi golin e parë dhe historik për vendin tonë.

Tre ndeshjet tjera me radhë, Kosova pësoi po kaq humbje, duke pranuar 11 gola dhe mos shënuar asnjë.

Por, djelmoshat e Kosovës janë të bindur se do të vijnë rezultatet pozitive, pasi në skuadër gjendet një gjeneratë e artë që shumë shpejt do të tregojë talentin e saj dhe do të bëhet një Kombëtare e fuqishme. (b.an)

Next Post
Giggs: ‘Ibrahimoviç është thjesht i jashtëzakonshëm’

Giggs: ‘Ibrahimoviç është thjesht i jashtëzakonshëm’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një letër e hapur për kancelarin Friedrich Merz

Një letër e hapur për kancelarin Friedrich Merz

May 28, 2026
Paradoksi / Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

Paradoksi / Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

May 28, 2026
Alaudin Malaj: Veliaj do të dalë nga burgu, ja kur do të vendosë gjykata

Alaudin Malaj: Veliaj do të dalë nga burgu, ja kur do të vendosë gjykata

May 28, 2026
“Berisha nuk e rrëzon dot qeverinë”, Rexhaj: Tre skenarët sesi mund të largohet kryeministri Rama

“Berisha nuk e rrëzon dot qeverinë”, Rexhaj: Tre skenarët sesi mund të largohet kryeministri Rama

May 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

“Vendimet e Kushtetueses si leje ndërtimi”, Manjani: GJL duhet ta shqyrtojë sërish rastin Veliaj

May 28, 2026
Reforma në ushtri, Qeveria miraton rregullat e reja për njësimin e gradave me funksionet në Forcat e Armatosura

Reforma në ushtri, Qeveria miraton rregullat e reja për njësimin e gradave me funksionet në Forcat e Armatosura

May 28, 2026
Çfarë modeli të mbrojtjes ka Finlanda, që Albin Kurti po e merr si shembull?

Çfarë modeli të mbrojtjes ka Finlanda, që Albin Kurti po e merr si shembull?

May 28, 2026
Panik te “Myslym Shyri”, bie zjarr në një pallat, banorët dalin në rrugë

Panik te “Myslym Shyri”, bie zjarr në një pallat, banorët dalin në rrugë

May 28, 2026
Zogistët i dalin në krah Aulon Kalasë, kërkojnë rinumërimin e votave në Durrës

“PD të shkojë më djathtas, të dalë nga EPP”, Kalaja zbulon propozimet e bëra në Këshillin Kombëtar

May 28, 2026
Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e ka vendin në burg për sa kohë nuk përbën rrezikshmëri

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e ka vendin në burg për sa kohë nuk përbën rrezikshmëri

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In