• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri i pyllit gjerman… nazist!

by Java News
10/02/2017 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte viti 1992, kur në Gjermaninë Lindore u zbulua një formacion pemësh në formën e suastikës, kryqit të thyer, fshehur në zemrën e një pylli në rajonin e Uckermarkut. Vetëm ardhja e vjeshtës e shfaqte në mënyrë plateale.

Zbulimi shkaktoi shumë polemika dhe i shtyu autoritetet që të nisin një vepër të shënjestruar shpyllëzimi, pa u sqaruar asnjëherë origjina e mbjelljeve.

Simboli nazist u pikas nga arkitekti peisazhist Gynter Reschke, gjatë konsultimit të disa fotografive ajrore të realizuara pranë qytetit të Zernikovit. Një vështrim i zonës së Kutzerover Heide zbulonte praninë e një serie pemësh të mbjella në mënyrë të rregullt, gjethet e të cilave dukej se ndërronin ngjyrë gjatë vjeshtës, duke krijuar formën e një kryqi të thyer në mesin e një tapeti me pisha të gjelbëra.

Analizat e mëvonshme arritën në përfundimin se pemët ishin mbjellë në fundin e viteve ’30, duke krijuar kështu një tribut të heshtur për Rajhun e Tretë për dekada të tëra. Askush nuk e kishte vënë re: avionët e linjës fluturonin shumë lart, ndërkohë që fluturimet privatë u lejuan në Gjermaninë lindore vetëm pas rënies së Murit.

Dyshime të pazgjidhura

Investigimet gazetareske dhanë disa shpjegime. Një person tha se i kishte mbjellë kur ishte fëmijë, me urdhër nga lartë, ndërkohë që të tjerë flisnin për një shenjë besnikërie që u imponua pasi një banor u kap duke dëgjuar BBC-në. Sipas një hipoteze të mëtejshme, bëhej fjalë për një homazh për ndërtimin e një rruge në Zernikov, por u fol edhe për një dhuratë për ditëlindjen e Hitlerit.

Kundërmasa

Në vitin 1995, disa pemë u prenë në mënyrë selektive, por pesë vjet më vonë, fotoja që shihni zbuloi që masa kish qenë e pamjaftueshme për të eleminuar kryqin e thyer. U vu në zbatim një lëvizje radikale, që pengon grupet nazistë ta shndërorjnë pyllin në një vend kulti./Bota.al

Next Post
75 mijë persona pritet të evakuohen nga Selaniku… do të asgjësohet një bombë 227 kg e L.II.B

75 mijë persona pritet të evakuohen nga Selaniku... do të asgjësohet një bombë 227 kg e L.II.B

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

September 4, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

September 4, 2026
Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

September 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 5 Shtator 2026

September 4, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Mbidoza, urgjenca që mund të parandalohet, ekspertët apelojnë për ndërhyrje në kohë

September 4, 2026
Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

September 4, 2026
Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

September 4, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

In memoriam\ Anagnosti, ose kinematografia vs sociologjisë

September 4, 2026
Matura, dalin rezultatet e testit të anglishtes, këtu mund të kontrolloni notën

Mbi 250 studentë zgjedhin Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Infermieria më e kërkuara

September 4, 2026
Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com