• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Etyd për kujtimin dhe dhimbjen e pashterur

by Java News
07/02/2017 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ajo që lexuesi përball në këtë roman është forma e gjetur për të ligjëruar. Foenkinos, tashmë autor i trembëdhjetë romaneve, përkthyer edhe në shqip, ka gjetur mundësinë që të eksperimentojë. Në formën e fjalive epigramatike përcjell një histori kohore që rrok tre breza të një familje, por vetëm me një personazh. Ky i fundit është real.

Sharlotë Salomon, një berlineze simpatike, ka lënë trashëgiminë e jetës së saj përmes një vepre, që autori e materializoi me roman. E mbylli jetën në kamp përqendrimi, por la pas trashëgiminë e një vepre të bukur aspak të sofistikuar, që autori me abstraksionin e vet e ka sjellë gati si etyd romanesk për publikun. Kompliment për PEGI-n lidhur me përzgjedhjen, kurse z.Tupe për punën jashtëzakonisht fine dhe ruajtjen e pastër të regjistrit të autorit. E theksojmë këtë pasi forma epigramatike është ruajtur deri në fund, që e tregon skrupulozitetin e Tupes këtë herë deri në manierë.

Rrëfimi është në vetën e tretë dhe personazhet administrohen krejtësisht prej jashtë përmes një lloj forme poetike, që në fakt vendin e vargut të lirë e ka zënë fjalia epigramatike. Nuk është e thënë që fjalia pasardhëse të pasojë. Çdo një e tillë hap një dritare dhe narratori të merr për dore dhe ecën në udhën e vet. Vetëm në pak momente, rrëfimtari futet në vetën e parë.

Një botë femërore e përcjellë me një ndjeshmëri tejet të lartë nga autori dhe që nis me një vetëvrasje dhe mbaron me vrasjen e personazhit tonë, që emrin e vet e mëson për herë të parë nga një pllakë varri, e njeriut të vet me të njëjtin emër. Por familja e saj është e shënuar me dhimbje. Vetëvrasje i bën dhe e ëma dhe e gjyshja. Mallkimi duket gati gjenetik. Dhe, sikur të mos mjaftojë kjo, e ndjek mallkimi i ngjarjeve të tmerrshme të Gjermanisë. Përcillet në Francë, por atje ku duhej të ishte prehja e saj, qëllon fati i keq i një përndjekje shumë të egër.

Në Gjermani vajza është nga të rrallat hebreje që kalon me sukses Akademinë e Arteve. Të mendosh në vitet më të errëta të përndjekjeve ndaj tyre. Është një vizatuese e rrallë, që skicon atë që nuk mund të thotë. Në varësi të situatave përshfaqet dhe fryma e punëve. Ndërkohë që të gjitha i bashkon delikatesa dhe fryma e thellësisë së mendimit. Autori i shmanget disi natyrës së punës, pasi nuk është aq materia e vet.

Dashuria e humbur, marrja forcërisht e të atit në një kamp, humbja e njerëzve të afërt e shpërqendron jetën e saj, që gjithsesi ruan aq idile të bukura në atë kohë të errët antisemite.

Më e dhimbshme nga të gjitha është se gjuetia mbi të vjen që nga mallkimi familjar dhe shkon tek ai i luftës. Foenkinos duket se në rolin e narratorit nuk do ta lerë. Ai e vesh me një vello poezie dhe duket se shpesh e tepron me pietizmin e madh, sepse e shkëput nga realiteti, ku ajo duket krejt e pambrojtur. Vetëm se të gjithë ata që ajo i rrethon u blatohet shumë dashuri nga qenia e saj e dlirë.

Është e vështirë që ta heqësh nga dora librin dhe paçka se fundin e merr me mënd, e lexon deri në rreshtat e fundit të epilogut. Arsyeja është se personazhi të mban ngërthyer me mirësinë e pakufishme, dashurinë (sa shumë dashuri), por edhe brishtësinë e mbi të gjitha kudo ngre krye vullneti dhe përpjekja për të mbijetuar.

Prapaskenat janë i vetmi vend, ku ekziston e vërteta, i thonë personazhit tonë njerka dhe i dashuri i saj. Koha kalon ngadalë/Ç’është e vërteta, jo, koha nuk kalon/. Për çudi, një rreze shprese regëtin aty këtu./ Shumë rrallë, sa të hapësh e të mbyllësh sytë./ Sharlota mendon se do të takojë prapë familjen e saj.

Por pak më poshtë ke një peizazh të mrekullueshëm. Në çdo ndalesë, ai lufton për t’i gjetur ujë/Ajo ka aq frikë se mos i vdes fëmija./I ndodh që të mos ia ndjejë më lëvizjet./ Pastaj, papritmas, ai dëshmon se është gjallë./ A thua se edhe ai tashmë kursen forcat./Se jetën po e fillon si i mbijetuar./

Fati i gruas së re do ishte i tmerrshëm. Libri mbyllet me të nën pritjen e gazit, në dushet e vdekjes, por pranë një personazhi tjetër, me të cilin kanë nisur një fëmijë. E  bukur dhe ky etyd dashuror, që nuk zgjat shumë. Në epilog, ka gjurmë të mbijetesës së njerëzve të saj. I ati dhe njerka shpëtojnë edhe pse kapen. Kur do shkojnë në Francë, pas lufte, ata marrin vesh të gjithë historinë e mbrame të Sharlotës.

  Teksa në vitin 1947 përpiqen të gjejnë shenjat e saj, ajo që do mësojnë i kalon përmasat e zakonshme të tragjikes. Jo thjesht prej gjermanëve por edhe vetë familjes së saj, por edhe deri ngacmimeve të njerëzve të saj. Në valixhen e vajzës që ka mbetur në shtëpi zbulojnë librin “Jetë? Apo Teatër? Ajo është në kujtesën e tyre, por ata vetë janë në skicat që ata nxjerrin nga çanta.

Titulli: Sharlota

Autor: David Foenkinos

Gjinia: Roman

Botues: PEGI

Përktheu: Edmond Tupja

Çmimi: 800Lek

Tronditja e tyre është e pariparueshme. Po si të ndodhë ndryshe vallë?! E këndshme nga autori edhe mënyra sesi trajton historinë e dashurisë së Sharlotës, atë që ajo e mban me vete për gjithë kohën. Alfredi futet sërish në epilog, por në lidhjen me njerkën, që është këngëtare, ai nuk e përmend më Sharlotën, por e kërkon sipas mënyrës së tij.

Është një dhimbje lëvizëse që nuk ndalet dhe të bën të mendosh sesa e vështirë është jeta e njeriut, që i përballet realiteti që ajo nuk e bën dot vetë.

Mrekullia e librit është se jo vetëm lexohet por edhe të mëson sesi të kursehesh edhe kur flet gjithnjë për krimin. Kjo sepse e bukura e mbyt të keqen që gjithsesi e dominon jetën.

 

Next Post
“Porositë për Drejtësinë”, ambasadori amerikan takohet me ministrin Vasili

“Porositë për Drejtësinë”, ambasadori amerikan takohet me ministrin Vasili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

August 15, 2026
Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

August 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

August 15, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Miti i diasporës së ndriçuar politikisht

August 15, 2026
324 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Turqisë/ Shkatërrohet banda në Greqi, drogën e fshihnin në ngarkesa me letër për riciklim

324 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Turqisë/ Shkatërrohet banda në Greqi, drogën e fshihnin në ngarkesa me letër për riciklim

August 15, 2026
Tërmeti në Kolumbi/ U kthye për vajzën që mbeti brenda, nëna sakrifikon jetën nën rrënoja

Tërmeti në Kolumbi/ U kthye për vajzën që mbeti brenda, nëna sakrifikon jetën nën rrënoja

August 15, 2026
VIDEO/ I vendos pistoletën në kokë, por arma nuk shkrep! Dalin pamjet e atentatit të dështuar në Elbasan

VIDEO/ I vendos pistoletën në kokë, por arma nuk shkrep! Dalin pamjet e atentatit të dështuar në Elbasan

August 15, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Përplasen dy automjete në Fier, plagosen babë e bir, mes tyre një i mitur

August 15, 2026
I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

August 15, 2026
Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com