• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ja si do të jetë muri i ri në Mitrovicë

by Java News
06/02/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas largimit të murit të Mitrovicës, që ka zgjatur rreth një orë pune të ekskavatorëve të kompanisë nga Zveçani, serbët kanë paralajmëruar një mburojë të re në vend të murit.

Ata synojnë të veprojnë njëjtë sikurse me barrikadën, në vend të të cilës patën vendosur të ashtuquajturin “Park i paqes”, raporton “Zeri.info”.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, ka paralajmëruar se të martën, me shtatë shkurt, do të fillojë ndërtimi i, siç ka thënë, “një strukture betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash”, që sipas tij, do të “garantojë sigurinë për qytetarët e komunës së Mitrovicës së veriut”.

Ai ka dalë me një deklaratë, e pastaj edhe me një komunikatë për medie, me anë të së cilës ka siguruar serbët se të martën do të fillojë ndërtimi i mburojës së re me konstruksione të betonit, vetëm pak centimetra më brenda  ku do të ndërtohet sheshi në rrugën “Mbreti Petër”, transmeton “Zeri.info”.

“Kjo mburojë kësaj radhe do të jetë shumë më e ulët, rreth 70 centimetër, por do të jetë e gjerë 120 centimetër”, ka thënë Rakiç, të dielën, vetëm pak minuta pas rrënimit të murit.

Rakiç ka siguruar se mburoja me konstruksion betoni do të jetë shumë e fortë dhe do të garantojë siguri për qytetarët e Mitrovicës së veriut.

“Mburoja e re me konstruksione betoni ambientalisht dhe estetikisht do të jetë në harmoni të plotë me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petër I’, ka sqaruar Rakiq, raporton “Zeri.info”. (b.an)

Next Post
Memushaj për Rashicën: Largimi i tij nuk është problem, kemi më të fortë se ai

Futbollisti i kombëtares humb të dy fëmijët e tij binjakë, gruaja do lindte pas pak muajsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet agjenda e mbledhjes së PS të shtunën, në fokus negociatat me BE, paketat ligjore dhe investimet në Zvërnec e Sazan

Zbulohet agjenda e mbledhjes së PS të shtunën, në fokus negociatat me BE, paketat ligjore dhe investimet në Zvërnec e Sazan

June 19, 2026
Tensionet SHBA-Iran dhe sulmet izraelite nxisin sërish rritjen e çmimeve të naftës

Tensionet SHBA-Iran dhe sulmet izraelite nxisin sërish rritjen e çmimeve të naftës

June 19, 2026
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

Sherri në kafazin e gjyqit, vëllezërit Bushgjokaj futen në izolim: Na provokoi Petrit Çakri!

June 19, 2026
Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

June 19, 2026
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

Televizionet kërkojnë mish për lajme, jo transparencë

June 19, 2026
Spahiu: Eurodeputetja Salis të shohë fillimisht “masakrën mjedisore” në Itali, pastaj të japë moral për Zvërnecin

Spahiu: Eurodeputetja Salis të shohë fillimisht “masakrën mjedisore” në Itali, pastaj të japë moral për Zvërnecin

June 19, 2026
Alarm klimatik global, meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

Alarm klimatik global, meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

June 19, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Elektorati violet, blu etj, dhe gri

June 19, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Dosja për Ols Dadon, Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

June 19, 2026
Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë, familjarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë, familjarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In