• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Urdhri ekzekutiv i Presidentit të SHBA… çfarë mund të bëjë dhe çfarë s’mund të bëjë Donald Trump

by Java News
29/01/2017 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo president, qysh prej kohës së George Washington, ka përdorur pushtetin ekzekutiv në një mënyrë apo tjetrën – disa më shumë se të tjerët.

Paraardhësi i Donald Trump-it, Barack Obama, ishte përdorues i zellshëm i pushtetit të vet ekzekutiv. Ai ndoqi një traditë të gjatë të presidentëve duke përdorur lëvizje të njëanshme për t’i shmangur ligjvënësit këmbëngulës.

Më poshtë mund t’i lexoni disa gjera rreth lëvizjeve të njëanshme të Donald Trump-it – çfarë mund dhe çfarë nuk mund të arrijë me to.

Urdhri Ekzekutiv

Urdhri ekzekutiv është një dokument zyrtar i nënshkruar nga presidenti që njofton rreth një politike qeveritare. Përmes urdhrit ekzekutiv, presidenti i jep udhëzime departamenteve dhe agjencive të Qeverisë për atë se si të veprojë në një fushë të caktuar.

Urdhri ekzekutiv është ligjërisht i detyrueshëm, si dhe i shkruar në gazetën zyrtare të Qeverisë, “Regjistri Federal”. Çdo urdhër ekzekutiv numërohet.

Urdhrat ekzekutivë nuk mund ta përmbysin një ligj të aprovuar nga Kongresi. Të kufizuar në fushëveprime, pushteti i tyre nuk është aq i gjerë sa i një cope legjislacioni.

Presidenti Trump mund ta përmbysë cilindo nga urdhrat ekzekutivë të ish-presidentit Barack Obama, njësojë siç mund ta bëjë edhe pasardhësi i Trump-it në të ardhmen.

Si do të dukej urdhri ekzekutiv në jetë reale?

Presidenti Obama përdori memorandume për ta nisur politikën “Veprimi i Shtyrë për Mbërritjet e Fëmijëve”, i cili kishte për qëllim që t’i largonte nga hija njerëzit e sjellë në SHBA ilegalisht sa ishin fëmijë.

Ai nuk ka mundur t’iu japë atyre nënshtetësinë amerikane, apo t’i bënte banorë legal përgjithmonë pa ndihmën e Kongresit, megjithatë ai u dha atyre një status të përkohshëm legal. Presidenti Trump mund shumë lehtë ta shfuqizojë këtë vendim.

Sa shpesh përdoren urdhrat ekzekutivë?

Numri i përgjithshëm i urdhrave ekzekutivë që çdo president i ka përdorur dallon. Presidenti Obama përdori 277 urdhra ekzekutivë gjatë dy mandateve si president. George W. Bush përdori 291, Bill Clinton 264 dhe Ronald Reagan 381.

Si përdorën veprimet ekzekutive?

Presidenti Obama shfrytëzoi disa nga këto lloje të tjera të veprimeve ekzekutive me më shumë shpeshti se urdhrat ekzekutivë.

Trump mund shumë lehtë t’i përmbysë disa nga këto.

Ai filloi duke e përmbysur urdhrin ekzekutiv të Obamas i cili e kishte përmbysur politikën e George W.Bush. Vendimi i Obamas lejoji që SHBA t’i financojë disa grupe ndërkombëtare të cilat përdornin fondacione jo-amerikane për t’i ndihmuar abortit. Trump do ta ndalojë këtë.

Kongresi mund të ndërhyjë në autoritetin ekzekutiv të Presidentit duke e kufizuar financimin për një program të caktuar, apo përpilimin e një ligji i cili në mënyrë eksplicite e parandalon një urdhër ekzekutiv nga futja në fuqi.

Urdhrat dhe veprime ekzekutive janë më të dobëta në krahasim me ligjet e aprovuara nga Kongresi

Për dallim nga veprimet ekzekutive, një ligj fillon në Kongresi si projektligj, dhe aprovohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, dhe nënshkruhet nga presidenti.

Ligjeve po ashtu iu nevojitet nënshkrimi i shumë zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë që të aprovohen – që do të thotë se presidenti nuk është pronari i vetëm politikan i çfarëdo cope të legjislacionit.

Por ligjet, bazuar në dizajn, janë shumë të vështira për t’u miratuar. Pakica në Kongres mund të ndalë pothuajse çdo gjë që organizon kundër. Një ligji mund t’i duhen vite të tera planifikimi dhe lobimi për ta gjetur momentin e duhur për t’u aprovuar. Veprimet e presidentit, të përkohshme dhe kufizuara, mund të miratohen me një nënshkrim të stilolapsit./Gazeta Express/ a.k

Next Post
Saldojnë serbatorin e makinës për të fshehur drogën, por… (FOTOT)

Saldojnë serbatorin e makinës për të fshehur drogën, por... (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In