• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

300 xhamat e Kole Idromenos, ‘Marubi’ do të marrë fondin e rrallë

by Java News
28/01/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përfundoj fjalën time duke risjellë në vëmendje edhe njëherë apelin për kalimin pranë Muzeut ‘Marubi’ të 1300 negativëve të Kole Idromenos që aktualisht ndodhen në Qendrën e Studimeve Albanologjike, për t’u ruajtur dhe konservuar sipas kushteve bashkëkohore, të cilat në Shqipëri i disponon dhe ofron vetëm arkiva e muzeut tonë”.

Luçjan Bedeni, drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” e mbylli me këtë thirrje fjalën e rastit mbajtur për çeljes e ekspozitës “Dy rrugët” të Kolë Idromenos të enjten në Shkodër. Në një kohë që përmasa e tij si fotograf jo vetëm është vënë në dukje, por edhe është vlerësuar duke e krahasuar artistin me Caravaggion apo Passolinin, Bedeni kërkon të “shtijë në dorë” gjithë trashëgiminë e Idromenos në xhama- trashëgimi që mundet me gjasë të surprizojësiç ndodh në rastin e ‘Dy rrugëve’ ku gjenialitete krijuese, ka skicuar e mandej realizuar skena ferri, duke vënë para aparatit njerëz të thjeshtë të Shkodrës së kahmotshme. Burra, malësorë, qytetarë të varfër, a me gjasë edhe endacakë ‘interpretojnë’ rolet e dhëna nga maestro (duke ofruar mbi të gjitha portretet e tyre gjithë shprehi). Dikush djalli, dikush mëkatari, ferri mbërrin në studio; satanai tregohet i pamëshirë. Ekspozita vë përballë fotografi deri tani të panjohura që del të kenë shërbyer si ‘skica’ e parë e pikturave të tij – siç është për shembull ajo me titull “Dy rrugët”. Pjesë e ekspozitës së mundimeve të djajve është edhe e shenjta. E ndërsa Idromeno i ‘panjohur’ shpaloset, Muzeu “Marubi” kërkon tanimë edhe negativët që nuk i ka të Idromenos.

STRUKJA E TRASHËGIMISË SË “HARRUAR”

Në sajtin e QSA-së, në dritaren “Fototeka, Skicoteka” pjesë e Institutit të Antropologjisë bëhet me dije se “Fototeka e Skicoteka” përbëhen nga rreth 150.000 negativë, filma dhe xhama dhe rreth 20.000 fotografi e skica. “Materialet e këtij arkivi janë pjesë e kujtesës vizive të shqiptarëve, dokumentojnë jetën e përditshme, traditat, zhvillimet folklorike e muzikore në nivele lokale e nacionale. Materialet ndahen në: imazhe, lastra, fotografi, diapozitivë, filma bardhezi dhe me ngjyra. Janë imazhe dhe njësi fotografike duke nisur nga fillimi i shek. XX”. Qendra e Studimeve Albanologjike trashëgon fondin e Institutit të Kulturës Popullore. Fototeka e Qendrës së Studimeve Albanologjike e trashëgon këtë pasuri prej 1978-ës, e në mes të saj gjendet edhe ai që specialisti tanimë në pension, Gjergj Martini, e cilësonte “fondin e xhamave”.

Më herët, është thënë se janë rreth 2800 xhama që i përkasin fundit të shekullit XIX deri para Luftës së Dytë Botërore, imazhe të realizuara nga Margaret Hasluck, Sotir Bej, A. Kokoshi, Ugolini, Ventiku, Rrok Zojzi. Për fondin “Idromeno” si shifër është dhënë -1285 xhama. Rreth 10 vite më parë, janë stampuar një pjesë e tyre falë projektit ‘Interreg III’ një bashkëpunim me Italinë. Imazhet e stampuara nga negativët shfaqnin Shkodrën, shkodranët e veshur me kostumet e zonës- si të myslimanëve edhe të katolikëve, por edhe me veshje të kohës- duke përcjellë njëherësh traditën, fshatarin e qytetarin, besimtarin e laikun, burrat zotni e zonjat e Shkodrës, të vegjlit e të rriturit. Fototeka e QSA-së, është një ndër gjashtë arkivit e Institutit të Antropologjisë: Arkivi i Audiotekës, Arkivi i Videotekës, Arkivi i Prozës dhe i Poezisë Popullore, Arkivi Etnografik i Shkruar dhe Arkivi i Fondeve Materiale Etnografike.

MARUBI E IDROMENO, MJESHTRI E NXËNËSI

Në kohën që Idromeno mbërrin në Shkodër, pat nisur punë së pari në Dritëshkronjën “Marubi” si fotograf. Rreth vitit 1888 del të ketë foto mbi të cilat ishte tanimë vula e Idromenos, çka na thotë se pas punës me mjeshtrin, nxënësi kish dalë më vete. Foto-Studio “Marubi” është e para studio e fotografisë në Shqipëri e themeluar në vitin 1856 nga italiani, Pietro Marubbi.

Sot Fototeka Kombëtare “Marubi” mbetet i vetmi institucioni përfaqësues i artit të fotografisë në Shqipëri, me një histori 157 vjeçare dhe në të ruajnë fondet e tyre fotografike këto fotografë: Pietro Marubbi, Mati Kodheli, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno, Shan Pici, Kolë Maca, Dedë Jakova, Pjetër Rraboshta, Angjelin Nënshati, përgatiti  Gazeta Shqiptare. (b.an)

Next Post
Kanceri do të shërohet brenda 3 minutave”! Teoria e habitshme

Kanceri do të shërohet brenda 3 minutave”! Teoria e habitshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata vendos afat ndaj Trump: Të dëshmojë në padinë e tij kundër BBC-së deri më 11 dhjetor

Gjykata vendos afat ndaj Trump: Të dëshmojë në padinë e tij kundër BBC-së deri më 11 dhjetor

October 22, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Irani po përpiqet të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

October 22, 2026
Shangai, zhvillohet Nata Ndërkombëtare e Arteve Audiovizuale 2026

Shangai, zhvillohet Nata Ndërkombëtare e Arteve Audiovizuale 2026

October 22, 2026
Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar

Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar

October 22, 2026
Pas kthimit nga Luksemburgu, Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Kryeministri Rama i kërkon nga Budva ministrave dorëheqjet e parevokueshme të gjithë drejtorëve të institucioneve!

October 22, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

Presidentja Justina Pula i përgjigjet kërkesës së PDK-së, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

October 22, 2026
Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës

Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës

October 22, 2026
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Dosja në SPAK/ Dyshime për skemë mashtrimi me karburantet Shqipëri-Kosovë, nafta që u bë ‘ujë’ në maune!

October 22, 2026
Hegseth dha autorizimin që të testohet në kufirin SHBA-Meksikë, çfarë është sistemi ‘rrezja e nxehtësisë’?

Hegseth dha autorizimin që të testohet në kufirin SHBA-Meksikë, çfarë është sistemi ‘rrezja e nxehtësisë’?

October 22, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Morën pjesë në protestën e dhunshme, Gjykata liron nga burgu grupin me 27 të arrestuar, 18 prej tyre shpallen “arrestime të paligjshme”!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In