• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tjetër rrugë e re në periferi të Tiranës, Veliaj: Nga baltovinë do të shndërrohet në unazë për 4500 banorë

by Java News
23/01/2017 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në më pak se katër muaj punë, banorët e Pezë Helmësit do të lëvizin në rrugë tërësisht të rikonstruktuara, çka sjell lehtësira qoftë në qarkullimin e automjeteve, njerëzve apo produkteve bujqësore e blegtorale.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e rrugëve të lagjeve Shirt-Pezë Helmës, të cilat prej vitesh nuk kishin njohur investime të tilla.

“Sot është një ditë e mirë për komunitetin, fillon një unazë e cila kthen në rrugë një baltovinë 1.2 km, e cila në kohë shirash dhe ngricash ishte totalisht e pakalueshme, sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë dhe për ata që duhet të çojnë produktet e tyre ushqimore për t’i shitur në qytet”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kjo rrugë në formën e një unaze do t’i shërbejë afro 4500 banorëve të lagjeve përreth, jo vetëm për të lëvizur me lirshëm, por edhe për të afruar produktet bujqësore dhe blegtorale me tregun.

“Që njerëzit të vazhdojnë të jetojnë në zonat rurale, do të thotë se duhet të kenë edhe infrastrukturë, shërbimet e nevojshme, ndaj besoj se krijimi i kësaj unaze e cila u shërben 4500 banorëve në fshatin më të madh të njësisë Pezë, është përgjigja jonë konkrete se si dikush jo vetëm të jetojë në fshat, por t’i ketë shërbimet në fshat falë një rrugë më të mirë”, theksoi Veliaj.

Ai u shpreh se ashtu siç edhe ishte premtuar më parë, 2017 do jetë viti i investimeve në fshat, ndaj dhe ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të këtyre zonave për vështirësitë që do hasin gjatë hapjes së këtyre kantiereve të punës.

“Në vitin tonë të dytë fokusi janë zonat rurale, pasi nuk mund të kemi një bashki të Tiranës që zhvillohet me dy shpejtësi; njëra që ecën me shpejtësi më të madhe në qytet, dhe tjetra me shpejtësi më të vogël në fshat. Duhet të ecim të gjithë me të njëjtën shpejtësi, që t’ia vlejë jeta si në fshat, ashtu edhe në qytet. U kërkoj mirëkuptim qytetarëve që teksa kantieret e punës janë hapur, qarkullimi vështirësohet pak. Megjithatë besoj se kemi mirëkuptim, është e vetmja mënyrë se si mund të ecim shpejt. E di që jemi vetëm në vitin e dytë të mandatit tonë, por më vjen mirë që kemi mbajtur shumicën e premtimeve tona dhe shpresoj se do të bëjmë më shumë se ç’kemi premtuar, si për Tiranën fshat, ashtu edhe për Tiranën qytet”, shtoi kryebashkiaku.

Veliaj tha se momentalisht po punohet edhe në lagje të tjera të Pezës, në Maknor, Kolje, në pjesën e Malësisë së Tiranës, në rrugën e Krrabës, rrugën e Zall Herrit, rrugën e Zall-Dajtit, Zall-Bastarit apo ura e Ndroqit në Mnik.

Deputeti i PS, Artan Gaçi theksoi se ky investim është tregues i vëmendjes së Bashkisë së Tiranës jo vetëm për qendrën e qytetit, por edhe për zonat rurale. Duke falenderuar kryebashkiakun Veliaj për realizimin e këtyre projekteve, deputeti Gaçi tha se ky investim do të rrisë ekonominë dhe cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

“Shohim ndryshimet e mëdha që po ndodhin në qytetin e Tiranës, revolucion në tërë qytetin. Por të mos harrojmë se Tirana është shumë e madhe, ka shumë rrugica, ka shumë fshatra dhe ky është shembulli që nuk po punohet vetëm në qendër, nuk po punohet vetëm në akset kryesore, në zonat ku ka dendësi më të madhe, por po u shërbehet edhe qytetarëve që deri dje etiketoheshin si kategori e dytë dhe që ishin lënë pas dore. Nga dita në ditë banorët e ish-komunave po e ndjejnë veten qytetarë të Tiranës, po e ndjejnë që kanë një kryetar të Tiranës që i përfaqëson, po ndjejnë edhe forcën e Bashkisë së Tiranës me gjithë këto ndërhyrje duke përfshirë edhe këtë unazën e Pezë-Helmësit”, tha deputeti Gaçi.  

Rrugët në lagjen Shirt – Pezë Helmës ishin kthyer në një problematikë për qarkullim si në kohën e dimrit për shkak të baltës që krijohej, ashtu edhe në kohën e verës. Pas rikonstruksionit, rruga do të pajiset me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçim dhe me sinjalistikën e nevojshme rrugore, e cila do të rrisë sigurinë në qarkullimin në këtë zonë.





Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In