• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Veliaj: Këtë vit 10 km korsi për biçikletat (së shpejti shihemi tek maratona e Tiranës)

by Java News
15/01/2017 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, sot u zhvillua gara sportive me biçikleta “Shtegu 2017”, ku çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik. Qëllimi i këtij pedalimi ishte promovimi i shtegut të gjelbër dhe realizimi i infrastrukturës së nevojshme për sportet ‘outdoor’, promovimi i jetesës aktive dhe të shëndetshme.Veliaj me ciklistet 1I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Parkun e Liqenit Artificial për ndarjen e çmimeve për fituesit, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se ky aktivitet është një mënyrë që banorët e zonave rurale ku kalon ky tur çiklistik të përfitojnë nga turizmi.

“Jam shumë i lumtur që ideja që filluam me miqtë vjet po fillon të marrë jetë dhe më vjen mirë që Shtegu i Gjelbër fillimisht po markohet nga ata që janë njerëzit e parë të aventurës dhe të parët që sjellin risi, që hapin një horizont, që na tregojnë që Tiranë nuk është vetëm ish Blloku. Ndaj më vjen mirë që për të gjithë banorët e zonës, të cilët do të përfitojnë falë këtij lloji të ri turizmi, të cilët do të shohin njerëz që shtohen në zonat që janë shumë pranë Tiranës, por që nuk ia kanë parë dukun ekonomisë së qytetit, ky është një lajm i mirë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë mbështetëse e aktiviteteve të tilla.Veliaj me ciklistet 3

“Kemi planifikuar të bëjmë një pjesë të investimit që këtë vit të Shtegut të Gjelbër. Urime fituesve dhe shumë faleminderit të gjithë atyre që e kanë bërë Tiranën sot një vend fantastik, sidomos atyre që punojnë këtu te parku i liqenit, që ndoshta nuk marrin shumë lëvdata, por fakti që gjithë njerëzit e popullojnë parkun në ditën e parë, sa lind dielli, është ndoshta komplimenti më i madh”, tha ai. Veliaj deklaroi se me aprovimin e planit të ri vendor, Bashkia e Tiranës do të investojë këtë vit në ndërtimin e 10km korsi të dedikuara për biçikletat në kryeqytet.Veliaj me ciklistet 2

“Më vjen mirë që vetëm para pak ditësh, sapo aprovuam planin e biçikletave në qytet dhe më vjen mirë që shumë prej kompanive apo aktivistëve të biçikletave janë sot të pranishëm. Do të investojmë këtë vit 10 kilometrat e para të biçikletave të mbrojtura në korridore të sigurta për qytetin e Tiranës dhe besoj që kjo e bën diferencën”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë deklaroi se kanë filluar përgatitjet edhe për Maratonën e Tiranës, ku një ndihmesë të madhe në organizimin e asaj do të japin edhe ekspertë që merren me organizimin e Maratonës së Vienës. Veliaj me ciklistet 4



Veliaj me ciklistet 5Veliaj me ciklistet 6Veliaj me ciklistet 7

Next Post
FOTOT/ Sauna më e nxehtë në planet…

FOTOT/ Sauna më e nxehtë në planet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com