• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Një tjetër park tek Liqeni, Veliaj: Dhuratë për të gjithë ata që merren me sport

by Java News
22/12/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të apasionuarit pas sportit dhe ushtrimeve fizike do të kenë hapësirën e tyre për t’u praktikuar në Parkun e Liqenit Artificial. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimit e këndit të 12 në një nga hapësirat e parkut, ku do të vendosen disa pajisje force për ata që duan të ushtrohen në natyrë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se ky investim shton hapësirat për ata që duan të merren me sport dhe jetë aktive.veliaj-per-kendin-e-ri-te-liqeni-artificial-5

“Jam shumë entuziast që fillojmë një kënd të ri, këndin e 12-të, kushtuar kryesisht atyre që merren me sport te Liqeni. Do të jetë një kënd force, me disa module ushtrimore, dhe një hapësirë soditëse fantastike”, tha kryebashkiaku Veliaj.veliaj-per-kendin-e-ri-te-liqeni-artificial-3

Ai shtoi se ky kënd është një tjetër vendim që ka për qëllim t’i japë Parkut të Liqenit më shumë jetë dhe për ta kthyer atë në një hapësirë për të gjitha grupmoshat.

“Në vitin e parë të mandatit, vendimi për të krijuar një kënd lojërash ishte ndoshta vendimi më i mirë që morëm sepse kuptuam se qyteti, siç ka nevojë për infrastrukturë, asfalt, ndriçim, gjelbërim, ka nevojë edhe për hapësira të tilla, që janë mushkëritë dhe oksigjeni i qytetit”, shtoi Veliaj.veliaj-per-kendin-e-ri-te-liqeni-artificial-1

Ai tha se paralelisht me këto investime, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, po punon për të siguruar funksionimin e plotë të parkut.

“APR është duke rehabilituar një pjesë të madhe të ndërtesave në park, duke siguruar kështu mjedise çlodhëse, mjedise për tualetin dhe për nevojat higjienike, për t’u siguruar që më në fund Parku i Liqenit është kthyer 100% në funksion të plotë”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.veliaj-per-kendin-e-ri-te-liqeni-artificial-4

Por, nisur nga kërkesa e madhe që qytetarët kanë për hapësira të tilla, Veliaj theksoi se synimi është që vitin e ardhshëm të bëhen funksionale edhe parqet e tjera, në mënyrë që Parku i Liqenit të mos jetë i vetmi destinacion për qytetarët e Tiranës, për të kaluar ditët e pushimit apo kohën e lirë.

“Ambicja jonë është që vitin tjetër të zgjerohemi në parqe të tjera, në parkun e Kasharit, në parkun e Vaqarit, në parkun e Farkës, në parkun e Pezës, gjithashut po punojmë shumë edhe në Dajt. Megjithatë, duhet të pranojmë se Parku i Liqenit është epiqendra e të gjithë aktivitetit sportiv”, u shpreh Veliaj.veliaj-per-kendin-e-ri-te-liqeni-artificial-2

Në këtë fundvit, kryebashkiaku ka ftuar qytetarët që të bëjnë më shumë jetë aktive dhe të shfrytëzojnë më shumë mundësitë e ofruara nga bashkia nëpërmjet këtyre investimeve.veliaj-per-kendin-e-ri-te-liqeni-artificial-6

“Nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti, ndaj do të doja të inkurajoja qytetarët të merren me sport, të shfrytëzojnë këto module, të shfrytëzojnë hapësirat fantastike që APR ka përgatitur nga liqeni dhe në hapësirat e tjera çlodhëse. Tirana është një qytet i madh me 1 milion banorë, sigurisht me 170 mijë makina, mijëra të tjerë që vijnë nga rrethet, këtë nuk e ndryshojmë dot, por kulturën mund ta ndryshojmë pak nga pak. Do i ftoja të gjithë qytetarët që në 2017 të zgjedhin sportin, një jetë të shëndetshme, pranë natyrës. Detyra jonë është që të sigurojmë infrastrukturën, detyra e qytetarëve është që të promovojnë këtë kulturë të re për qytetin e Tiranës”, përfundoi Veliaj./java/a.k

veliaj-per-kendin-e-ri-te-liqeni-artificial-7veliaj-per-kendin-e-ri-te-liqeni-artificial-8

Next Post
A do ta fusë Rama në burg Ilir Metën? Ja deklarata e fortë e Blushit

Pse u largua Meta nga salla gjatë debatit Rama-Blushi (dhe lidhjet e Balilit me LSI sipas Blushit)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si mund të shkosh në BE kur standardet janë në pikiatë”/ Meta reagon për raportin e lirisë së medias

“Si mund të shkosh në BE kur standardet janë në pikiatë”/ Meta reagon për raportin e lirisë së medias

April 30, 2026
Gjyqi për dosjen “Partizani”, sot thirret si dëshmitar Taulant Balla

Gjyqi për dosjen “Partizani”, sot thirret si dëshmitar Taulant Balla

April 30, 2026
Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

April 30, 2026
“Do e çoj me email, kllounë”/ Evi Kokalari dërgon avokatin të dorëzojë kandidimin për kreun e PD, roja nuk e lejon të futet në seli

“Do e çoj me email, kllounë”/ Evi Kokalari dërgon avokatin të dorëzojë kandidimin për kreun e PD, roja nuk e lejon të futet në seli

April 30, 2026
“Jam e tronditur, foshnjën e ushqeja me gji në qeli”, Marjana Cmeta rrëfen jetën në burg pasi helmoi vjehrrën

“Jam e tronditur, foshnjën e ushqeja me gji në qeli”, Marjana Cmeta rrëfen jetën në burg pasi helmoi vjehrrën

April 30, 2026
Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil

Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil

April 30, 2026
41 vrasje në një vit, Shqipëria mes vendeve me normën më të lartë në Europë

41 vrasje në një vit, Shqipëria mes vendeve me normën më të lartë në Europë

April 30, 2026
Helmoi vjehrrën dhe më pas e mbyti me jastëk, rrëfehet Marjana Çmeta

Helmoi vjehrrën dhe më pas e mbyti me jastëk, rrëfehet Marjana Çmeta

April 30, 2026
Shërbim Prove….

Partitë janë grupime, jo individë

April 30, 2026
”I zë vendin Trump-it”, këngëtarja shqiptare këmbë për mbi këmbë në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë

”I zë vendin Trump-it”, këngëtarja shqiptare këmbë për mbi këmbë në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In