• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në festën e fundvitit me mësuesit e shkollës së Liceut: Do përfundojmë sallën e koncerteve

by Java News
21/12/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liceu Artistik “Jordan Misja” do jetë në qendër të vëmendjes së Bashkisë së Tiranës edhe për vitin e ardhshëm, pasi në të do të vazhdojnë investimet për të mbyllur plotësisht projektin e rikonstruksionit dhe rivënies në punë të sallës së koncerteve në këtë shkollë. 

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një pritje që dha me rastin e festave të fundvitit me trupën pedagogjike të këtij Liceu.

“Unë jam optimist nga natyra. Mendoj që gjithmonë më e mira nuk është kjo që kemi, është ajo që do të vijë, se po të mos ketë ëndërrimtarë na kap pezmi i gjithë gjërave që na rrethojnë, ndaj dua që të ëndërroj bashkë me ju disa gjëra të bukura që duam të bëjmë siç është salla e koncerteve, do kemi një lirim të shkollës, duke qenë se po fillon ndërtimi  shkollës Kosova”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.liceu-2

Ai gjithashtu u shpreh i gatshëm që të marr në konsideratë nevojat dhe kërkesat e trupës së mësuesve në mënyrë që Liceu të marrë rëndësinë që i takon dhe të jetë vërtetë fidanishtja e artistëve të ardhshëm të Shqipërisë.

 “Nëse ka disa gjëra më specifike patjetër që jemi të gatshëm t’i adresojmë. Nuk do të bëjmë dot mrekulli, do të kandisemi me ato që kemi, ashtu si secili prej jush kryesisht është amvisa nikoqire që sido të jetë ekonomia, e mbyllim vitin, edhe ne do të bëjmë më të mirën, që të kujdesemi për të gjithë nevojat që kemi”, shtoi kryetari i Bashkisë.liceu-3

Ai gjithashtu falënderoi mësuesit dhe të gjithë mjeshtrit që kontribuojnë në përgatitjen e brezave të rinj të artistëve shqiptarë, duke theksuar se falë tyre Shqipëria ka sot një emër të mirë në botë.

“E vlerësoj shumë që jam këtu sot, ne bëjmë shumë gjëra në jetë, ju detyrën tuaj, ata që administrojnë, ata që janë mësues, që drejtojnë, ata që merren me shërbimet e higjienës, rojet, pastrues, e gjitha është si një koncert, një orkestër, ku disa kanë role sporadikë, disa kanë role solistësh janë kryesorë, por nëse nuk koordinohemi të gjithë, në këtë qytet nuk mund të prodhojmë dot muzikë të bukur dhe ndonjëherë harrojmë se pas gjithë mundit të madh të gjërave që ndodhin, të bëjmë ndoshta gjënë më të thjeshtë që na kushton më pak, t’i themi njëri tjetrit faleminderit, puna e mbarë, bravo të qoftë, kurajë për më tej dhe unë doja që ne ta ndryshojmë këtë kulturë në qytet”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. liceu-1


Next Post
La burrin dhe vajzat për t’u bashkuar me ISIS, urdhër arresti për shqiptaren në Itali

Ligji/ Bllokimi i parave të terroristëve, Ministria e Financave vepron pa vendim qeverie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

“Zoti Braho a do të shohim drejtësi për 21 janarin?” Ja si përgjigjet kreu i SPAK

July 3, 2026
Nëse ka një llum të vërtetë në këtë protestë, janë ata që sulmojnë gazetarët

Nëse ka një llum të vërtetë në këtë protestë, janë ata që sulmojnë gazetarët

July 3, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

“NATO mbuloi boshllëqet e lëna nga SHBA!” Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

July 3, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

NYT: Izraeli planifikoi të vriste dy negociatorët iranianë, SHBA paralajmëroi fshehurazi Teheranin

July 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Korrik 2026

July 3, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Braho: Vijnë dosje në mënyrë të padrejtë në SPAK, vetëm se ka emër zyrtari

July 3, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Ku mbiu kjo urrejtje e shëmtuar?

July 3, 2026
Pirdeni: Marrëveshje me KE në shtator për punësimin afatshkurtër të zyrtarëve shqiptarë në institucionet e BE-së

Pirdeni: Marrëveshje me KE në shtator për punësimin afatshkurtër të zyrtarëve shqiptarë në institucionet e BE-së

July 3, 2026
Protestuesit e arrestuar takohen me Balliun në qeli / Deputeti i Berishës: Ishin shumë të motivuar!

Protestuesit e arrestuar takohen me Balliun në qeli / Deputeti i Berishës: Ishin shumë të motivuar!

July 3, 2026
BE merr vendimin e fortë, ndalohet totalisht “Russia Today” në Europë!

BE merr vendimin e fortë, ndalohet totalisht “Russia Today” në Europë!

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In