• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tiranë, nis diferencimi i mbetjeve, si do të hidhen mbeturinat nga kryeqytetasit (FOTO)

by Java News
13/12/2016 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendosja e kontenierëve për diferencimin e mbetjeve ka filluar që të japë rezultatet e para në kryeqytet. Brenda dy ditësh, në zonën e Unazës së Tiranës, që është identifikuar edhe si zona e kuqe, ku është përqendruar fillimisht puna e kompanisë publike Eco Tirana, janë vendosur më shumë se 160 kontenierë të rinj, ndërsa më parë është bërë dhe dizinfektimi i ambjentit.1-6

Pranë kontenierëve shihen edhe punonjës të “Eco Tirana” të veshur uniformë, të cilët udhëzojnë qytetarët se si t’i ndajnë mbetjet, në mbetje të riciklueshme dhe të pariciklueshme.1-1

Ndryshe nga vitet e shkuara, ku ishim mësuar që t’i shihnim plehrat të grumbulluara prej ditësh pasi askush nuk kujtohej, punonjësit tregojnë se mbledhja e mbeturinave realizohet në mënyrë të vazhdueshme me mjetet moderne, të njëjta me ato që përdoren në qytetet europiane.1-6

E në fakt, një gjë e tillë është lehtësisht e dallueshme nëse bën një vëzhgim të thjeshtë në zonën ku ka filluar të zbatohet ky projekt, i cili e kthen Tiranën në model për mbajtjen e mjedisit pastër.

Por, si do të bëhet diferencimi i mbetjeve dhe hedhja e mbeturinave në kontinierë të ndryshëm?

1-2

Për hedhjen e mbeturinave janë vendosur dy kontenierë me kapakë me dy ngjyra të ndryshme:

Kontenieri i gjelbër, me kapak të verdhë tregon se aty duhet të hidhen mbeturinat e riciklueshme (letër, karton, bidona dhe shishe plastike, najloni, qumështi dhe kanaçe).

Kurse kontenieri tjetër me ngjyrë blu dhe kapak gri tregon se aty duhet të hidhen të gjitha llojet e tjera të mbeturinave.1-4

Mbeturinat të cilat zënë një vend më të madh (kutitë e kartonit dhe plastiket) do të duhet të shtypen para se të hidhen në kontenier. Punonjësit që qëndrojnë pranë kontenierëve sqarojnë se duhet treguar kujdes i veçantë për të mos hedhur thëngjill të ndezur dhe hi. Duhet të prisni që ato të jenë fikur dhe të jenë ftohur për të shmangur zjarrin.

Kapaku i kontenierit nuk duhet të hapet pasi për të hedhur mbeturinat do të përdoren dritaret dhe se mbeturinat e përziera duhet të jenë brenda një qeseje të mbyllur për një higjienë më të mirë

1-3
1-5
1-7

Next Post
Diga e Mosulit gati të shembet, rrezikon katastrofë më të madhe se bomba bërthamore

Diga e Mosulit gati të shembet, rrezikon katastrofë më të madhe se bomba bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In