• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti për rijetëzimin e bibliotekave të lagjeve, Veliaj: Për këtë fundvit dhuroni libra! (FOTO)

by Java News
07/12/2016 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të apasionuarit pas leximit, prej ditës së sotme kanë mundësi të gjejnë në bibliotekat e lagjeve të Tiranës më shumë tituj librash, kryesisht të autorëve të mëdhenj, me famë botërore dhe vendas. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës vunë sot në zbatim projektin e rijetëzimit të bibliotekave të lagjeve, ku paralalelisht me rikonstruksionin, janë pasuruar edhe me tituj të rinj librash. Sot u bë dhurimi i librave për 6 bibliotekat e para, të cilat kanë përfituar nga 200 tituj secila.veliaj-gjate-aktivitetit-per-rijetezimin-e-bibliotekave-te-lagjeve-1

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Bibliotekës Nr.9 në Njësinë 7, mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe lexues, kryesisht të rinj. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj falenderoi Ministrinë e Kulturës për mundësimin e librave, si dhe theksoi se ky është investimi më i mirë që bëhet për të ardhmen e shoqërisë dhe sidomos të të rinjve.veliaj-gjate-aktivitetit-per-rijetezimin-e-bibliotekave-te-lagjeve-5

“Gjithmonë kemi një pyetje: Cilat janë kombet që ecin përpara, kombet që kanë apo ato që dinë? Sa herë bëhet kjo pyetje, historia përgjigjet vetëm në një mënyrë: Përpara ecin kombet që dinë, jo kombet që kanë. Ajo që ke mbaron një ditë; dija është diçka që nuk mbaron, që mund të përdoret sa herë të duash dhe nuk ta merr dot dikush. Është inkurajuese që në këtë bibliotekë kemi 750 frekuentues të rregullt, por nuk mjafton”, tha Veliaj.

Ndaj, ai shtoi se këto nisma kanë për qëllim pikërisht rikthimin e qytetarëve te leximi, si mënyra më e mirë për të marrë dije për jetën.veliaj-gjate-aktivitetit-per-rijetezimin-e-bibliotekave-te-lagjeve-2

“Nuk njoh askënd që të jetë bërë i suksesshëm në jetë dhe në CV e vet të thotë se u bëra i suksesshëm sepse kisha i-phone, i-pad apo mjete elektronike të fundit. Nuk e kam takuar një njeri të tillë, por pothuajse çdo njeri që ia ka dalë në jetë është një histori suksesi në këtë vend dhe jashtë vendit, patjetër një rresht në CV e vet e ka të lidhur me librat, me përvojën që i kanë dhënë librat, me dijen që ka marrë prej tyre. Ndaj thirrja ime është: Këtë vit dhuroni libra për fëmijët tuaj. Është, ndoshta, paja më e mirë që mund t’i lini një gjenerate tjetër”, shtoi Veliaj.veliaj-gjate-aktivitetit-per-rijetezimin-e-bibliotekave-te-lagjeve-3

Ai theksoi se për të nxitur sa më shumë të rinjtë që të lexojnë dhe ta shohin librin si një mik të tyre, Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë edhe nisma të tjera, që synojnë ndërgjegjësimin e tyre për të qenë më miqësorë me librin.

“Kemi shumë njerëz, kemi shumë energji, jemi popull shumë i ri dhe është shumë e rëndësishme që biblioteka nuk mund të jetë vetëm ky 60 m2 i kësaj njësie. Ajo që kemi bërë me Teatrin e Metropolit është një eksperiencë fantastike. Sot teatri është në Pezë, pardje ishte në Zall Dajt, një ditë më parë në Kashar, një ditë tjetër në Farkë, sepse e kanë kuptuar që misioni i Teatrit Metropolit nuk janë vetëm muret rrethuese, por është një mision emancipues i vajtjes te publiku. Do të doja shumë që të 6 drejtoreshat tona të bibliotekave ta marrin seriozisht këtë mision. Misioni i bibliotekës është të jetë energji në komunitet, jo një adresë, jo vendndodhje, jo një format tipik i mureve të rrethuara me libra, por një bibliotekë aktiv që jeton me jetën e komunitetit”, u shpreh Veliaj.veliaj-gjate-aktivitetit-per-rijetezimin-e-bibliotekave-te-lagjeve-4

Duke filluar nga janari i viti tjetër do të ketë edhe një kalendar të kthimit të bibliotekave në komunitet.

“Është e rëndësishme të kemi një plan konkret ku në çdo njësi, në çdo shkollë, në çdo kopësht, në çdo çerdhe të vazhdojë kjo fushatë leximi, kjo rënie në dashuri me librin”, tha Veliaj.

Nga ana e saj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi se do synojë që ky bashkëpunim i vendosur me Bashkinë e Tiranës të jetë një model për shtrirjen e projektit të rijetëzimit të bibliotekave në gjitha bashkitë.

“Kjo bibliotekë është edhe biblioteka e fëmijërisë time, biblioteka e lagjes 9, ku kam ardhur kur kam qenë e vogël dhe pothuajse e kisha harruar ekzistencën e saj. Madje, nuk e dija që ekzistonte përpara se të fillonim këtë punë bashkë me Erionin. Jam shumë e lumtur që e fillojmë programin e bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës me bibliotekën nr. 9, pikërisht për këtë arsye, ku bashkia është e angazhuar për rinovimin fizik të bibliotekave dhe ne morëm përsipër që këto biblioteka t’i furnizojmë me libra rregullisht, iniciativë që ka filluar me qytetin e Tiranës, edhe pse ka pjesën më të madhe të popullsisë në Shqipëri, por do të vazhdojë çdo vit me të gjitha bibliotekat e tjera”, përfundoi Kumbaro.

Next Post
Paralajmërimi i gazetarit maqedonas për shqiptarët: Të dielën do ketë gjakderdhje

Paralajmërimi i gazetarit maqedonas për shqiptarët: Të dielën do ketë gjakderdhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

August 4, 2026
Dy turistë gjermanë të bllokuar në malin e Çikës, nisin kërkimet nga terreni dhe ajri pas lëshimit të sinjalit SOS

Dy turistë gjermanë të bllokuar në malin e Çikës, nisin kërkimet nga terreni dhe ajri pas lëshimit të sinjalit SOS

August 4, 2026
Krimet në Shkodër, zv.ministri: Sot zbulohen 100%, kur ishte Basha ministër vetëm 64%

Bela dhe Halimi 10 vjet ‘non grata’, Lamallari: Vendimi u mor më 17 korrik! Nuk do të lejojmë agjenda kundër Shqipërisë

August 4, 2026
Çmimi i vajit të ullirit pritet të rritet sërish, shkak i nxehti ekstrem

Çmimi i vajit të ullirit pritet të rritet sërish, shkak i nxehti ekstrem

August 4, 2026
Kriza në Ceuta, Spanja: Zona “Schengen” nuk u rrezikua, ministrat e BE vlerësuan reagimin e Madridit

Kriza në Ceuta, Spanja: Zona “Schengen” nuk u rrezikua, ministrat e BE vlerësuan reagimin e Madridit

August 4, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE jep 100 milionë euro për Shqipërinë, fokusi te lëndët e para kritike, mjedisi dhe reformat demokratike

August 4, 2026
Nafta bie nën 80 dollarë, shpresat për marrëveshje SHBA-Iran ulin çmimet

Nafta bie nën 80 dollarë, shpresat për marrëveshje SHBA-Iran ulin çmimet

August 4, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Inflacioni dhe turizmi si dilemë për Bankën e Shqipërisë

August 4, 2026
Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

August 4, 2026
Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com