• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kolonja “rivalizon” Marubin, ekspozitë me fotografi të rralla të Dhimitër Vangjelit

by Java News
28/10/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministria e Kulturës me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore në bashkëpunim me Bashkinë Kolonjë ju ftojnë këtë fundjavë në Ersekë për një ngjarje kulturore të veçantë. Ekspozita Fotografike dhe promovimi i albumit “Kolonja përmes fotografisë së Dhimitër Vangjelit, gjysma e parë e shek. 20-të”, me fotografi të përzgjedhura nga fondi i rrallë i fotografisë (negativë në xham) të fotografit kolonjar Dhimitër Vangjeli.

Ditën e shtunë datë 29 tetor, ora 12:30 në mjediset e Muzeut Historik Ersekë, Kolonjë për të zbuluar bashkë Thesaret e Kolonjës. Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore prej muajsh punon me kujdestarët pasionantë të trashëgimisë kulturore në Ersekë për zbulimin, inventarizimin, skanimin, dixhitalizimin dhe regjistrimin e këtij fondi të rrallë të fotografive negativë në xham të fotografit kolonjar Dhimitër Vangeli që i përkasin fillim shek. 20-të.

Imazhet e negativave në xham të kësaj pasurie, janë dëshmi e qytetarisë, traditës dhe modelit të familjes dhe shoqërisë së trevës së Kolonjës në fillim shek. 20-të. Ministrja Kumbaro, lidhur me këtë ekspozitë të veçantë në Twitter shkruan, se  pas zbulimit të thesarevre të Kolonjës dhe Marubi do të ndihej pak  xheloz “Fundjave Kolonjare #EjaNeserNeErseke te zbulojme #ThesaretEKolonjesHistoria e Shqiperise permes Fotografise Kolonjare #MarubiXheloz :D, – shkruan ministrja.

-Dhimitër Kristo Vangjeli, lindi më 08.09.1872 në fshatin Prodan të rrethit Kolonjë. Në moshë të re, u largua nga fshati për të jetuar për disa kohë në Athinë. Atje punoi e mësoi disa profesione. Kur u kthye në vendlindje hapi një dyqan të vogël në qytetin e Ersekës, mbi portën e të cilit vendosi një tabelë ku shkruhej: Hëmbëltore, Orëndreqës e Fotograf.
Në sajë të pasionit të tij për fotografinë, ai brenda një kohe të shkurtër e shndërroi dyqanin në një laborator fotografik por jo studio, që sipas trashëgimtarëve e ka zanafillën që në fillimet e 1900-ës. Me pasionin e vizionin e fotografit dhe si njeri që e dashuronte punën e profesionin që kishte përzgjedhur, Vangjeli me aparatin fotografik në krah shëtiti në të gjithë fshatrat e Kolonjës duke u shndërruar në një person të njohur e të dashur për bashkëkohësit e tij. Si fotograf shëtitës, është ndër të paktët që ka në qendër të fotografisë jetën e pothuajse gjithë fshatrave me të gjitha ciklet e jetës, që nga lindja, pagëzimi, martesa deri edhe tek ceremonitë mortore. Fotot e tij janë pasqyrim i saktë i gjendjes së Kolonjës në gjysmën e parë të shek. XX.

Në një vështrim të përgjithshëm të negativëve xham të këtij fondi të vyer, prej afërsisht 1300 të tillë aq sa kanë mundur t’i shpëtojnë kohës, pasqyrohen në mënyrë domethënëse ndoshta gati unikale portrete individuale e familjare, çifte të sapomartuar, grupe njerëzish, vajza e djem, të rinj e të moshuar, ceremoni nga festat tradicionale të vitit për të dy ritet ortodoks e bektashinj, ceremoni dasmash e mortore, foto të kishave e teqeve shoqëruar me klerikët e tyre, shkolla me nxënësit e mësuesit, dhe manifestime me qindra njerëz duke festuar evente të festave kombëtare, luftëtarë të armatosur vendas dhe të huaj, peizashe, etj.
Të gjithë diapozitivat në negativ xham franceze që i blinte në Korçë e Selenik, të sistemuara në kuti kartoni të cilat shprehin origjinalitetin edhe sot, i ruajti si gjënë më të shtrenjtë në shtëpinë e tij në fshatin Prodan.
Dhimitri ndërroi jetë në Prodan, më 1 prill të vitin 1957 në moshën 85 vjeçare. Pa më të voglin dyshim që pasioni i tij i fotografit është një vlerë e shtuar për Kolonjën dhe Kolonjarët. Me anë të fotove të tij, qartas ky album do tregojë dhe flasi me gjuhën e fotografisë për ato vlera të jashtëzakonshme që mbart krahina e Kolonjës.

ma.me

m1m2m3

Next Post
Bylykbashi: Kufi ligjor për shpenzimet në fushatë, Balla: KQZ më të fortë

Bylykbashi: Kufi ligjor për shpenzimet në fushatë, Balla: KQZ më të fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë

Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë

July 24, 2026
Kompensimi i pronave, ja dokumentet që duhen dhe shqyrtimi i dosjeve

Rreth 47 mln euro të ardhura, mbi 37 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave në 6 muaj

July 24, 2026
DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

July 24, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

‘Administrativja’ nuk mori në shqyrtim padinë ndaj Dados, Veliaj: Do ta vazhdojmë këtë betejë me çdo mjet ligjor

July 24, 2026
Moti i keq “pushton” Elbasanin: Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

Moti i keq “pushton” Elbasanin: Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

July 24, 2026
Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të pasurisë

Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të pasurisë

July 24, 2026
Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

July 24, 2026
Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

July 24, 2026
Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

July 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 25 Korrik 2026

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In