• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 fakte për ndërtimin te “Lulishtja”, si Basha i sotëm është kundër Bashës së djeshëm

by Java News
02/07/2017 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Lulzim Basha ka folur për herë të parë që pas humbjes së zgjedhjeve dhe “ngirjes” që i bëri vetes si kryetar i PD-së.

Me anë të një statusi në Facebook, Basha ka deklaruar se “Lulishtja” pranë parkut të autobuzave ka qenë investim i tiji për qytetarët kur ai ishte kryetar i bashkisë Tiranë, ndërkohë që sot sipas tij ajo “lulishte” po prishet nga kryebashkiaku i ri.

Kjo ishte akuza e Bashës në kohën kur po e sulmojnë fort edhe brenda PD-së me pretendimin se ai përdoret nga kunati i tij i famshëm.

Sot përmes një postimi të gjatë në Facebook, firma e ndërtimit i kujton zotit Basha se ka qenë pikërisht ai që ka lëshuar lejen e ndërtimit, në vitin 2013, së bashku me Planin Vendor të kryeqytetit, kohë kur ai ishte ende kryebashkiak.

Madje, subjekti “Arlis Sh.p.k’ ka shkuar më tej kur ka thënë se “Në 2013, Bashkia e asaj kohe na dërgoi Kunatin për t’i “falur” një pjesë të konsiderueshme të ndërtimit. Ne e refuzuam këtë pasi ishte një “gjobë” për të lejuar dicka që vete Plani 2013 e lejonte. Kur ne refuzuam gjobën e Kunatit, z. Basha bëri një teatër duke e quajtur “lulishte” pronën tonë private si hakmarrje që nuk i falem gjysmën e biznesit.”, shkruante subjekti në reagimin e tij në Facebook që është pasqyruar më herët në media.

Por, si është e vërteta e gjithë kësaj historie me lulishte e gjoba nga kunati i Bashës ndaj subjekteve private, por edhe se si në fakt është e vërteta e lejes së ndërtimit e dhënë me disa kushte të ndryshuara nga Bashkia e Tiranës.

Ka ca fakte të pakundërshtueshme që e sqarojnë qartë sagën e nisur nga Basha me kunatin që kërkonte para dhe që u mbyll nga bashkia e re.

Faktet janë se:

Trualli në fjalë është pronë private e një subjekti privat. Ky subjekt ka aplikuar për leje ndërtimi në bashkinë e Tiranës, në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës të vitit 2013, kur kryebashkiak ishte Lulzim Basha. Sipas këtij plani nën njësinë 7/8, parashikohen ndërtime banimi dhe shërbimesh. Pra, në zonën për të cilën Basha sot akuzon se po i prishet “lulishtja”.

Fakti i dytë është që nëse një subjekt aplikon në Bashki për leje ndërtimi ndërkohë që prona e tij është e pastër dhe brenda të gjithë normativave dhe parashikimit të planit në fuqi, bashkia brenda 45 ditësh ka detyrimin tia miratojë lejen e ndërtimit. Në të kundërt ajo miratohet në heshtje dhe për përgjegjësit ka ndjekje penale për shpërdorim detyre.

Fakti tjetër që bën diferencën në fakt është se ky projekt i cili do të zhvillohet në 3 faza, ku Bashkia Tiranë do të përfitojë plot 5 mln euro taksë nga ndërtuesi. Por ajo që bën diferencën është fakti se sipas dakordësimit bashki-zhvillues, në fazën e dytë subjekti të ndërtojë në formë donacioni një ndëtesë 5 katëshe për bashkinë e Tiranës dhe parking nëntokësor. E ç’është më kryesorja, i gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit, pjesa tjetër do të jetë hapësirë e gjelbër dhe do i kalojë pronësia bashkisë, pra do të jetë aset publik.

Fakt është poashtu se bashkia nuk ka asnjë fuqi të ndalojë një subjekt të zhvillojë, për sa kohë ai subjekt plotëson normativat e zhvillimit te percaktuara nga legjislacioni ne fuqi.

Thënë këto, është e qartë se Basha kryetar opozite sot, ka shkruar kundër Bashës kryebashkiak dje. E jo vetëm kaq. Sipas kunatit të Bashës do kthehej në “lulishte” vetëm nëse nuk jepej rryshfeti i majmë (gjysma e pronës), ndërsa sot, do jetë hapësirë e gjelbër dhe prona si aset publik.

Marrë nga Lexo.al

Next Post
Bashkim Kopliku: Po tentojnë t’më denigrojnë në prag të gjyqit me Nishanin

Bashkim Kopliku: Po tentojnë t'më denigrojnë në prag të gjyqit me Nishanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com