ideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se pozita dhe opozita po e turpërojnë Kosovën.
Ky është reagimi i Pacollit
Unë kam vetëm një pyetje dhe një lutje për klasën tonë politike, për institucionet: 7 vjet pas shpalljes së pavarësisë, a i kemi ne kapacitetet me i zgjidh krizat që vetë i krijojmë?
Nëse nuk i kemi këto kapacitete, atëhere si po e përdorim pavarësinë?
Nëse keni Perëndi; për hir të rinisë sonë që do një të ardhme normale; për hir të familjeve që kanë vështirësi të mbijetojnë ekonomikisht, për hir të atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë, mos na zhgënjeni përfundimisht!
Mos i zhgënjeni miqtë tanë ndërkombëtarë që na ndihmuan për lirinë dhe pavarësinë!
Kapërceni mbi veten tuaj dhe interesat tuaja për pushtet dhe mos e turproni Kosovën! Ajo është më e madhe se ne dhe ajo do të jetojë më shumë se ne!