Zjarr në fshatin Lekaj të Malësisë së Madhe. Nga të dhënat paraprake mësohet se flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish, e për pasojë janë djegur disa bagëti.
Ndërkohë, dyshohet se shkak është bërë një defekt elektrik. Sapo u njoftua për zjarrin, forca të shumta policie mbërritën në vendin ku ndodhi ngjarja dhe po bëhet e mundur lokalizimi i flakëve.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
BW