Zjarr i fuqishëm në Malin e Krujës, rrezikohen banesa

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e qytetit të Krujës. Zjarri ka 3 vatra të fuqishme, të cilat sipas punonjësve të shërbimit pyjor të Krujës mund të rrezikojnë dhe qytetin. Sipas punonjësve të shërbimit pyjor nga zjarri rrezikohen disa banesa të cilat janë në dalje të qytetit. Më të rëndë situatën e ka bërë pamundësia për të hyrë mjetet e zjarrfikëses, referuar Balkanweb. Pranë vendit të ngjarjes janë forca zjarrfikëse, forca policie, punonjës të shërbimit pyjor dhe qytetarë të thjeshtë të Krujës që kanë shkuar të japin ndihmën e tyre për fikjen e zjarrit.

 

Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre. Për fikjen e zjarrit po punohet me mjete rrethanore, në mënyrë që të largohet rreziku për banesat që janë aty pranë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU